Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Aurora Damini: Nxënësve të mi…
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Aurora Damini: Nxënësve të mi…

portalishkollor
Last updated: June 20, 2022 11:10 am
portalishkollor
Share
SHARE

Sot nxënësit e klasave të nënta japim provimin e parë të përmbylljes së arsimit të mesëm të ulët. Por për nxënësit e shkollës “A.Xoxa” në Fier, mësuesja e gjuhës shqipe Aurora Damini ka një letër dedikuese për ta…

Zilja e fundit e mësimit sikur drithëroi gjithë qeniet tona…Ca grimca shkumësi të dërrasës së zezë ranë në përparësen time të bardhë. Heshtje…

Ngrita sytë plumb nga emocioni. Në një vështrim të zgjatur përfshiva gjithë klasën. Të mirët e mi…Kaluam 4 vite të vështirë bashkë…Sa të vegjël e të emocionuar ishit kur më erdhët në klasën e 6-të! S’dija nga t’ia nisja me ju…

Dhe kështu, duke kaluar ditë më ditë, muaj me muaj, dijet tuaja, formimi juaj shtohej dalëngadalë si pjesët e një pazëlli të madh…

4 vite sfidash… 4 vite ndoshta më të vështirët dhe më të papërgatiturit në sistemin tonë arsimor…Pandemia, mësimi me turne, mësimi online, pushimet e detyruara tejet të zgjatura…

Por krenarisht e them, ne ishim bashkë çdo ditë, fizikisht ose online. Duhej të isha jo vetëm mësuesja juaj, por edhe misionarja, nëna, pse jo dhe bashkëmoshatarja juaj shpeshherë…

Bashkë me lakimin e emrave dhe zgjedhimin e foljeve, ju mësova se para gjithçkaje lipset të jeni njerëzorë, me vlera të larta qytetarie. Në fjalorin tuaj nuk duhet të kishte fjalë urrejtjeje dhe përbuzjeje, por vetëm mirëkuptimi dhe dashurie mes jush…Sa bukur është të zgjedhosh foljen ” Të adhuroj “! Sa mrekullisht tingëllon kryefjala “Ne” dhe jo ” Unë”…

U përpoqa t’ju jepja jo mësim standard,  por vlera qytetarie dhe mirënjohjeje pafund…

Ia kam dalë?! Shpresoj që po…

Gjithë këto ditë kam marrë vetëm mesazhet tuaja të ngrohta. “Do të na mungoni shumë”, “Do të mbetesh mësuesja ime e adhuruar”, “Do t’ju takoj gjithnjë” etj etj.

Fjale te çiltra fëmijësh në prag të rritjes së tyre…

Nesër ju keni testin e Gjuhës shqipe. Padyshim jeni të emocionuar…Por jo më pak, edhe unë…

Do të kurorëzoni mundin dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të shkruar e folur sa më bukur gjuhën tonë, formimin tuaj letrar, botën shpirtërore dhe ndjenjat tuaja…

Si gjithnjë, unë do të jem shpirtërisht pranë jush…Jo vetëm nesër, por edhe në bangat e shkollës së mesme dhe auditorët e Fakulteteve…Ashtu si edhe paraardhësit tuaj…

Suksese të gjithëve sot!  U bëfshi më të mirët qytetarë të së nesërmes!

Aurora Damini, shkolla 9- vjeçare ” A.Xoxa” Fier

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASaurora daminidedikim emocionuesnxenesve te mi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article QKF – Mirditë me “Art në Karton”, ekspozita e veçantë e fëmijëve mirditor
Next Article Skema e vlerësimit të testit Matematikë, MSH 2022
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?