Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Asnjëherë mos kritikoni nxënësit për gabimet e bëra!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Asnjëherë mos kritikoni nxënësit për gabimet e bëra!

portalishkollor
Last updated: January 7, 2019 10:54 am
portalishkollor
Share
SHARE

Gabimet e nxënësve nuk duhen kritikuar. Mos i lejoni nxënësit të përdorin korrektorin për të fshirë gabimet. BUZËQESHNI dhe ARGUMENTOJENI në një tjetër kontekst përgjigjen e gabuar dhe çfarë është më e rëndësishmja asnjëherë me ton të lartë zëri.

Gabimet e nxënësve nuk duhen kritikuar  dhe nuk duhet të merren shembull gjatë gjithe kohës.Të gjithë fëmijët bëjnë gabime dhe detyra e mësuesve është ti bëjnë nxënësit të mësojnë prej gabimeve të tyre.Një nxënës që gabon dhe nuk kritikohet provon përsëri një alternative tjetër duke e zhvilluar të mënduarin kritik,por nga ana tjetër dikush që përgjigjet dhe kriktikohet nuk hap gojën më. Pesha e kësaj kritike varet shumë me mënyrën sesi e përjeton fëmija. Ka fëmijë që e anashkalojnë siҫ ka edhe të tjerë që mbyllen në vetvete dhe ndrydhin mendimet e ndjenjat e tyre duke mos guxuar të përgjigjen përsëri.

ASNJËHERË MOS KRITIKONI NXËNËSIT PËR GABIMET E BËRA!

Kur flasim për gabime, kuptojmë gabime që lidhen me proҫesin mësimor. Shpesh njohurite e reja janë të ngatërrueshme dhe të pakapshme për një numër nxënësish. Ka nxënës që i kapin menjëherë ashtu siҫ ka edhe të tjerë  që  nuk i kuptojnë me të parën por duhet disa herë ti shpjegohet. Shpesh mësuesi e mat përformancen e orës së mësimit dhe arritjen e objektivave mësimore me anë të një minitesti në fund të orës. POR, a është gjithmonë efektiv dhe i saktë minitesti në fund të orës?

Për mendimin tim JO. Më ndodh shpesh që nxënësit rrinë si të habitur dhe duke qeshur i kthej përsëri në klasë duke I thënë: -Nxënës mos shkoni pas ҫadrës së Meri Popinsit! Ata qeshin dhe kthehen përsëri tek dërrasa e zezë.Jo të gjithë kanë të njëjtën shkallë të përqëndrimit gjatë orës mësimore. Disa kanë mendjen tek një lodër diku në shtëpi e disa të tjerë tek buka që kanë në ҫantë. Gabimet e tyre janë normale dhe gjithmonë duhen argumentuar. Mos i lejoni nxënësit të përdorin korrektorin për të fshirë gabimet. Mjafton që atë ta fusin brenda kllapave. Duke e mbuluar gabimin ata e harrojnë atë dhe mund ta përsërisin. Ndërsa duke e shikuar herë pas herë gabimin brenda kllapave e mësojnë dhe nuk e bëjnë më. Duke mos i kritikuar nxënësit për gabimet i mëson ata të jenë më të lirshëm dhe më të qetë në dhënien e mëndimeve të tyre. BUZËQESHNI dhe ARGUMENTOJENI në një tjetër kontekst përgjigjen e gabuar të nxënësit. Shkronjën e dalë nga rreshti ose mbledhjen e gabuar mund ta rregullojmë duke i thënë: -Si thua, ta përsërisim edhe njëherë? Asnjëherë me ton të lartë zëri, por i duruar i matur dhe i qetë. Në fund të fundit ky është profesioni ynë dhë i tillë duhet të jetë mësimdhënësi.

Klodiana Geaga, mësuese e arsimit fillor

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:klodiana gegakritikanxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article A kanë ndikim negativ detyrat e shtëpisë?
Next Article Mësuesi e ndryshon botën
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?