Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Alice Trosclair: Pse mësuesit nuk mund të kenë një jetë “normale”?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Alice Trosclair: Pse mësuesit nuk mund të kenë një jetë “normale”?

portalishkollor
Last updated: February 14, 2020 1:37 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ky shkrim ka për autore Alice Trosclair, e cila ka dhënë mësim për 8 vjet në Lousiana-n e jugut. Aktualisht ajo jep mësim Letërsinë Amerikane. Artikulli u postua në sajtin “The Educator’s Room”, një faqe që i dedikohet përmirësimit të arsimimit.

“Pra ju jeni mësues?  Do të jetë diçka e mirë të kesh 2 muaj pushim. Unë kam një punë normale me vetëm 2 javë pushime”- Të gjithë e kemi dëgjuar këtë dhe që të jemi të ndershëm, jemi të lodhur duke e dëgjuar! Është e vërtetë që muajt e verës i kemi pushim. Nuk është nevoja që ta përmend se gjatë kësaj kohe merremi me projekte, planifikojmë leksione dhe rishkruajmë kurrikulat, bashkëpunojmë për të ndryshuar standardet etj. Unë e bëj një gjë të tillë. Ka shumë gjëra që njerëzit nuk i dinë për jetën e një mësuesi. 

Koha e lirë

Kohën tonë të lirë e shpenzojmë duke vënë nota, duke planifikuar leksione dhe duke kërkuar mënyra të reja në mësimdhënie. Pjesa më e madhe e mësuesve janë më shumë se sa mësues. Ne jemi tutorë, trajnerë dhe sponsor. Shpenzojmë kohë pas shkolle duke ndihmuar nxënësit të zhvillojnë aftësitë dhe talentin e tyre, pa pagesë shtesë. Ne heqim dorë nga koha me familjen për të ndihmuar fëmijët e dikujt tjetër. 

Ankthi emocional

Ne gjatë gjithë kohës kemi të bëjmë me fëmijë, për të cilët duhet të kujdesemi. Në shumë raste, mësuesit shpenzojnë kohë me nxënësit më shumë se sa vetë prindërit e tyre. Është për të ardhur keq, por është e vërtetë. Unë kam një djalë, dhe e di që mësuesja e tij e shikon atë më shumë se sa unë. Ne mbajmë mbi supe emocionet e fëmijëve të tjerë. Shpesh, dëgjoj për dëshpërimin e tyre, të ngelurit në klasë, madje edhe për problemet në shtëpi. Si mund të bëj sikur nuk ka ndodhur gjë kur dëgjoj nxënës që thonë “E dashura ime abortoi pa më thënë gjë” apo “Mamaja ime shet këpucët e mia për të blerë drogë”. Është e vështirë të menaxhosh situatën në shtëpi me vetëm një ose dy fëmijë, imagjino të kesh 30 deri në 75 në klasë. 

Ke pak ose aspak privatësi

Ne, mësuesit, nuk mund të dalim në dyqan me të shkurta, pa makijazh me flokët e kapura si bisht kali sepse mund të takohemi me ndonjë nxënës apo me prindin e tij. Çdo gjë të gabuar që nxënësit mund të shohin tek ne, mund të kthehet në objekt shakaje për të gjithë nxënësit. Sidomos në kohet e sotme kur rrjetet sociale janë kthyer në tokë të minuar. 

Sëmundjet 

Ne nuk mund të sëmuremi dhe të qëndrojmë në shtëpi. Kur shumë njerëz mungojnë në punë, tavolina e punës qëndron bosh dhe regjistri i mbyllur. Atje janë 30 nxënës që kanë nevojë të mësojnë. Dikush tjetër duhet ta bëjë punën e mësuesit që mungon, dhe ky dikush është ose një mësues zëvendësues ose një mësues që heq dorë nga koha e tij e lirë për të mësuar nxënësit. 

Ne shpëtojmë botën

Nuk është edhe aq keq. Ne shpëtojmë dhe udhëheqim jetët e nxënësve tanë. Janë mësuesit ata që udhëheqin interesat e nxënësve dhe i ndihmojnë ata të rritin vetëbesimin. Ne nuk kemi superfuqi, por kemi ndikim tek ata, i inspirojmë. Dhe kur gjërat shkojnë mirë, marrim falënderime vite më vonë. Nxënësit na mbajnë mend vetëm kur ata rriten. Gjatë takimeve me njëri-tjetrin ata thonë, “E mbani mend kur mësuesja X apo mësuesi Y tha ashtu? Më ndryshoi jetën”. 

Këto janë arsyet se pse ne nuk mund të jetojmë një jetë normale. Ne nuk jemi njerëz normalë!   

Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASalice trosclairjete normalemesues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si mund të gjeni informacione në internet?
Next Article Nxënësi me autizëm ngel në të gjitha lëndët, mësuesja çudit gjithë botën me letrën që i dërgon!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?