Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Albas, trajnim dhe orë model në lëndën e gjeografisë dhe letërsisë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Albas, trajnim dhe orë model në lëndën e gjeografisë dhe letërsisë

portalishkollor
Last updated: October 17, 2016 10:49 am
portalishkollor
Share
SHARE

Salla e trajnimeve në Albas, është mjedisi ku mësuesit jo vetëm trajnohen sipas një agjende të organizuar, por edhe ku takohen për të biseduar dhe shkëmbyer mendime me njëri-tjetrin, me autorët e teksteve dhe specialistët e librit digjital të ALBAS.

Mësuesit e lëndëve shkencore dhe shoqërore u takuan me autorët e teksteve shkollore dhe specialistët e librit digjital, për të parë nga afër se si mund të realizohen orë model në klasë, dhe për t’i përdorur me efikasitet në shkollat ku ata punojnë.

Në trajnimin e datës 15 tetor, një vëmendje e veçantë iu dedikua problematikës së vështirësive teknike që mësuesit kanë hasur për përdorimin e teksteve digjitale. Specialisti i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija ju prezantoi mënyrën e përdorimit të tekstit digjital.

Mësuesit ndoqën orë model në lëndën e gjeografisë dhe letërsisë të përgatitura nga Valbona Mara dhe Aleksandra Janaqi.

Aleksandra Janaqi prezantoi temën “Don Kishoti” i Migel De Servantes duke përdorur materialet multimediale që ndodhen në tekst, por edhe materiale shtesë të cilat ajo i kishte përgatitur më parë. Ajo kishte nënvizuar në tekst pjesët më të rëndësishme të cilat duhen përvetësuar nga secili nxënës, dhe po ashtu kishte bashkangjitur materiale të tjera si: skema dhe linqe. Ajo kishte përcaktuar edhe detyrat për nxënësit nëpërmjet një shënimi të vendosur në tekst.

Valbona Mara në orën e gjeografisë kishte përzgjedhur për të përgatitur orën model temën “Rrymat oqeanike”. Kjo temë, konsiderohet e vështirë për t’u demonstruar për nxënësit, pa materialet ndihmëse që ofron libri digjital. Përmes videove, nxënësit e kanë më të thjeshtë të kuptojnë disa nga veçoritë e rrymave si: drejtimin, gjatësinë, gjerësinë, temperaturën etj. Mara në prezantimin e orës model spikati me teknikën e përdorimit të librit digjital, duke integruar shpjegimin e koncepteve shkencore të rrymave oqeanike me videot demonstruese për këtë çështje. 

Në përfundim të trajnimit mësuesit u pajisën me certifikatat e pjesëmarrjes.

Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: info@portalishkollor.al ose në numrat 04 2319002 dhe 0697098026.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASmesimdhenestrajnim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shpresa Bejo, ikonë e arsimit shqiptar
Next Article Olimpiada e matematikës në shkollën “7 Marsi”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?