Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: ALBAS prezanton librin digjital në Prishtinë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

ALBAS prezanton librin digjital në Prishtinë

portalishkollor
Last updated: April 29, 2016 10:21 am
portalishkollor
Share
SHARE

Stafi i Portalit Shkollor prezantoi e-librin shkollor Albas në shkollën “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë. Nxënësit e kësaj shkolle ishin të interesuar për librat digjitalë. Materialet multimediale të cilat janë të pasqyruara në tekstet digjitale ngjallën kureshtjen e nxënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle.

“A është edhe libri i gjuhës shqipe 6 me të cilën mësojmë ne i digjitalizuar?”, kjo ishte pyetja e parë që nxënësit na drejtuan teksa mësuese Drita Kolndreu shpjegonte librin digjital gjuha shqipe 6.

Pas takimit dhe prezantimit të librave digjitalë, në faqen zyrtare të shkollës është publikuar ky lajm:

“Me zhvillimin e teknologjisë dhe trendeve për zhvillimin dhe praktikimin e mësimit elektronik nëpër vendet e zhvilluara edhe shkolla jonë është në vazhdën e përdorimit dhe zbatimit të vazhdueshëm të risive. Kësaj here, ne pritëm përfaqësues të shtëpisë botuese Albas nga Tirana, me përfaqësi edhe në Prishtinë.

Njohës dhe ekspertë të metodologjive të mësimdhënies nga shtëpia botuese në fjalë, prezantuan para nxënësve dhe mësimdhënësve udhëzimet për qasje në librat mësimorë digjitalë për shkollën fillore të ulët, të mesme dhe të mesme të lartë.

Përmes regjistrimit në faqen e portalit shkollor të shtëpisë botuese Albas, mësimdhënësit dhe nxënësit do të kenë mundësi qasjeje në këta libra digjitalë, të cilët ofrojnë mundësi më të mëdha të punës praktike dhe interkomunikimit më të mirë midis mësimdhënësve dhe nxënësve.

Këta libra janë të pasur me materiale multimediale dhe e lehtësojnë edhe më shumë punën praktike në shkollën tonë.”

Ky është një portal i ri që ofron e-librin ALBAS, si pjesë e botimeve të kësaj kompanie, si dhe materiale të shumta shkollore, të cilat me përparësitë dhe risitë pedagogjike të transmetuara përmes teknologjisë, shërbejnë për modernizimin e procesit mësimor.

Për librin digjital kanë punuar me përkushtim dhe shumë dashuri autorët e teksteve dhe i gjithë stafi i ALBAS-grupit. Autorët, redaktorët dhe dizenjuesit tanë kanë krijuar për ju tekste shkollore moderne dhe bashkëkohore.

Në portal këto tekste shkollore në formë digjitale janë lehtësisht të përdorshme nga të gjithë. Ato shoqërohen me materiale multimediale që përmbajnë video, audio, foto, skema etj.

Këtu ju mund të gjeni të gjitha materialet didaktike dhe të tjera për përgatitjen e temave mësimore, duke mundësuar kështu zgjerimin e njohurive të mësuesit, nxënësit dhe prindërit.

Portali është i pasur edhe me shërbime të shpejta, si: ndihmë praktike, kalendarë interaktivë, katalogë dhe revista dhe, së fundmi edhe lidhje online me ne.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASshkolle
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësuesi që braktisi profesionin për t’u bërë shoqërues turistik
Next Article 4 metoda mësimdhënieje që nxënësit të mos duan të largohen nga klasa
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?