Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Albas hap dy klube leximi: “Klubi i leximit për fëmijë” dhe “Klubi i leximit për të rritur”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Albas hap dy klube leximi: “Klubi i leximit për fëmijë” dhe “Klubi i leximit për të rritur”

portalishkollor
Last updated: August 12, 2022 10:51 am
portalishkollor
Share
SHARE

Albas hap dy klube leximi: “Klubi i leximit për fëmijë” dhe “Klubi i leximit për të rritur”. Në tetor nisin takimet. Klubet do të ofrojnë karta anëtarësimi, të cilat do t’u mundësojnë anëtarëve bonuse të shumta. Regjistrohuni më poshtë.

Shtëpia botuese “Albas” ka nisur“Klubi i leximit” është një aktivitet që ka për qëllim afrimin e fëmijëve dhe të rinjve me librin. 

“Klubi i leximit” është një aktivitet që ka për qëllim afrimin e fëmijëve dhe të rinjve me librin. Ky klub, i cili do të nisë në muajin tetor, do të bashkojë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që kanë pasion librin. Këto takime javore do të organizohen nga vetë autorët, të rinjtë e fëmijët e pasionuar pas leximit dhe librit. Përveç leximit të fragmenteve të ndryshme, klubi synon të miqësojë anëtarët e grupit me librin, por njëkohësisht edhe t’i argëtojë ata.

Ideja e këtij projekti nisi nga dëshira e fëmijëve për t’u mbledhur së bashku dhe për të lexuar në mjediset e librarisë “Albas”. Ana Dede, nxënëse e klasës së 8-të te shkolla “Jeronim de Rada”, shprehu dëshirën ta hapë siparin e këtij projekti, duke lexuar për fëmijët. “Miushi lexues” do të quhet “Klubi i leximit për fëmijë” të cilët do t’i bashkohen Anës çdo fundjavë. Fëmijët e kopshtit Princi i Vogël u bënë Miushat e parë që iu përgjigjën thirrjes së Anës për të lexuar këtë fundjavë. Në këtë takim u lexua një nga librat e serisë “Miushi lexues”, “Koni shkon në kopshtin zoologjik”.  

Libri tregon historinë e një vajze të quajtur Koni, e cila shkon në ekskursion me shkollën. Ata shkojnë te kopshti zoologjik! Atje ka shumë gjëra për të parë e për të mësuar. Nga e njeh mamaja zebër të voglin e saj? Çfarë hanë merkatët? A hanë majmunët vetëm banane? Papritur, panda e kuqe arratiset nga kafazi… Çfarë bëjnë fëmijët në këtë rast?   

Ana dhe miqtë e kopshtit iu përgjigjën këtyre pyetjeve gjatë leximit të këtij libri në mjediset e librarisë “Albas”. Aktiviteti më pas vijoi me diskutime, vizatime dhe lojëra nga fëmijët për fëmijët. Leximi tematik mbështetet në programin e kopshtit. 

Në tetor, Ana fton të gjithë fëmijët e grupmoshës 3–10 vjeç, që t’i bashkohen klubit me takimet e përjavshme. 

Në tetor nisin takimet e “Klubit të leximit”.

Klubi do të ofrojë karta anëtarësimi, të cilat do t’u mundësojnë anëtarëve bonuse të shumta. 

Për t’u bërë anëtarë të klubit “Miushi lexues” ju nevojitet të plotësoni të dhënat:  këtu.

Klikoni linkun për të rinjtë: këtu dhe plotësoni të dhënat tuaja për t’u bërë pjesë e këtij projekti kulturor dhe argëtues. 

Ju mirëpresim në mjediset e librarisë “Albas”! 

Xhoana Jaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASklube leximiklubi i leximit per femijeklubi i leximit per te rritur
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ndryshon udhëzimi/ Mësuesit e rinj, jo vetëm garë në portal, por edhe 3 muaj provë për t’u punësuar
Next Article Mësuesi, një nxënës përjetësisht aktiv
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?