Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Albas-Group” ju uron gëzuar festat
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Albas-Group” ju uron gëzuar festat

portalishkollor
Last updated: December 31, 2017 2:50 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Familja e madhe “Albas” uron të gjithë lexuesit dhe bashkëpunëtorët, mësuesit, nxënësit dhe prindërit, gëzuar Vitin e Ri 2018!

Familja e madhe “Albas” uron të gjithë lexuesit dhe bashkëpunëtorët, mësuesit, nxënësit dhe prindërit, gëzuar Vitin e Ri 2018! 

Familjet dhe zemrat tuaja qofshin të mbushura me mirësi, dashuri dhe dritë shprese!

Vit pas viti “Albasi” ka treguar se është partneri juaj më besnik në rrugën e dijes. Është  treguar i gatshëm për të sjellë te ju të gjitha risitë e kohës. Falë vizionit të drejtuesve të saj,  familja e madhe “Albas” po rritet e zgjerohet përditë, duke sjellë te ju gjithçka që koha e bën të domosdoshme. 

“Albasi” bëri të mundur, që të gjitha botimet e shtëpisë sonë botuese  të mund t’i blini online. Klikoni në “librarialbas.al”, për të parë të gjitha tekstet që ofrojmë ne. Rubrikat ju informojnë për grupmoshat dhe kategoritë e të gjitha botimeve “Albas”. Duke lundruar nga faqja në faqe, nga rubrika në rubrikë, ju do të njiheni me tekstet dhe mund të zgjidhni librat që dëshironi dhe në variantin që ju përshtatet, pra libra fizikë ose digjitalë. “Librarialbas.al” është libraria juaj virtuale, brenda së cilës ju do të gjeni një gamë të gjerë botimesh: libra për fëmijë, libra për parashkollorin, tekste shkollore, libra akademikë, psikologjikë, artistikë, vëllime me poezi etj. Ne bashkojmë autorin me lexuesit, ju mbajmë të informuar për librat e rinj dhe ju sugjerojmë tekstet e duhura për ju.

Për redaksinë “Albas”, viti që lamë pas ishte një vit i suksesshëm. Redaktoret dhe dizajnuesit qëndisën çdo germë në librat shkollorë dhe artistikë. Përkushtimi në punë ishte kryefjala e këtij viti. Kishte ditë që, nga fluksi i punës, dritat në zyrat tona nuk u shuan për asnjë çast. Të gatshëm për të arritur gjithçka dhe në luftë me kohën, redaksia “Albas” gjatë këtij viti triumfoi dhe ia doli të arrijë të gjithë objektivat e përcaktuar bashkërisht.

Në krah të “Albasit” është gjithmonë “Deaprinti”, që bën të mundur që librat të vijnë në dorën tuaj me cilësi dhe shpejtësi. Falë pasionit, përkushtimit dhe dëshirës, që nga viti në vit të sjellim më shumë produktivitet, “Deaprint” është sot një nga shtypshkronjat më të suksesshme në vend. Duke dashur që të gjithë nxënësit e shkollës ta duan dhe trajtojnë me kujdes librin, “Deaprint” hapi dyert për nxënësit , të cilët panë me kureshtje procesin e shtypjes së një libri. 

Portali Shkollor bëri të mundur që platforma digjitale e teksteve shkollore “Albas” të jetë praktike, e përditësuar me të gjitha kërkesat dhe sugjerimet e përdoruesve dhe e pasur me informacione nga bota shkollore. Ne ia dolëm të fitonim besimin tuaj dhe sot u përgjigjemi online, në kohë reale, të gjitha pyetjeve të mësuesve dhe i ndihmojmë me të gjitha materialet që ata kanë nevojë.

Sektori i shitjes dhe i shpërndarjes në “Albas” u kujdes që të gjitha tekstet shkollore të jenë në kohë në duart e nxënësve të të gjitha shkollave në vend. Pavarësisht fluksit, tekstet shkollore shkuan në kohë në të gjitha pikat e shpërndarjes. Librat artistikë, botimet për fëmijë dhe gjithçka tjetër që mban logon e “Albasit” dhe jo vetëm e gjeni në librarinë tonë “Albas Office”, që ndodhet pranë “Ushtarit të Panjohur”. Librat tanë i gjeni në qendër, në shtëpizën “Albas”, si dhe në qendrat tregtare.

Shtëpia botuese “Albas” gjendet edhe në Kosovë. Qendra e saj kryesore është në Prishtinë dhe bashkëpunon me të gjitha institucionet arsimore, mësuesit, nxënësit e libraritë e Kosovës. Falë sugjerimeve që kemi pasur nga JU, bashkëpunimi ynë thellohet e po pasurohet me gjëra cilësore. Prandaj, një urim të veçantë kemi për të gjithë bashkëpunëtorët e secilit qytet në Kosovë.

“Albasi” është edhe në Tetovë. Ne i falënderojmë të gjithë lexuesit tanë dhe ju premtojmë se do të jemi gjithmonë pranë tyre, duke u ofruar botime cilësore për çdo grupmoshë. Gjithashtu, falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë dhe i ftojmë të vijojmë bashkëpunimin edhe gjatë 2018-ës. 

Të gjitha degët tona i gjeni në rrjetin social “Facebook”. Ne ju përgjigjemi në çdo kohë për të gjitha pyetjet që keni. Ju mund të na shkruani në: info@albas.al ; info@librarialbas.al ; info@portalishkollor.al ; info@deaprint.al ; info@albasoffice.al ; albas_pr@yahoo.com .

 “Albas” ju uron nga zemra gëzuar festat!  

Çdo ditë e 2018-ës qoftë i mbushur me buzëqeshje!

Gëzuar!

“Albas”, me ne më pranë dijes!

A. Hoxhaj; S. Lami

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASurime
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Magjia e dhjetorit!
Next Article Një urim, nëpërmjet kodimit në art
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?