Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Aktivitet në shkollën 9-vjeçare “Ramazan Jarani” në kuadër të projektit “Takohemi për një libër”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Aktivitet në shkollën 9-vjeçare “Ramazan Jarani” në kuadër të projektit “Takohemi për një libër”

portalishkollor
Last updated: October 24, 2016 11:07 am
portalishkollor
Share
SHARE

Shtëpia Botuese Albas, në kuadër të projektit “Takohemi për një libër”, realizoi një aktivitet kushtuar librit për fëmijë, në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Ramazan Jarani” në qytetin e Tiranës.

Shoqëria është diçka fantastike! Me shokët dhe shoqet mund të kalohet koha mjaft mirë, të bëhet shaka, të ndërmerret diçka, mund t’u besosh sekrete, të ndash dëshirat, të bësh kifle dhe shumë e shumë gjëra të tjera.

Por çfarë ndodh kur një shoqe ose një shok ka nevojë për ndihmë, sikurse Pauli në këtë libër? Ai ka ndjesinë, sikur të gjithë i janë hedhur kundër dhe po i zënë frymën. Prandaj ai mbyllet në vetvete dhe do vetëm që talenë të qetë. Nga dëshpërimi nuk arrin ta kuptojë që të tjerët duan veçse ta ndihmojnë.

Për fat të mirë Koni dhe shoqet e saj i qëndrojnë pranë dhe kujdesen për të. Në fund të fundit, shoqet dhe shokët për këtë janë po jo? – shkruan Dagmar Hobfeld, autorja e aventurave të Konit dhe shokëve të saj, serisë së librave për fëmijë, të cilët janë sa edukues po aq edhe të bukur për t’u lexuar dhe pasur në bibliotekat e shtëpive dhe shkollave tona.

Shtëpia Botuese Albas, në kuadër të projektit “Takohemi për një libër”, realizoi një aktivitet kushtuar librit për fëmijë, në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Ramazan Jarani”në qytetin e Tiranës.

Me ftesë të drejtorit të shkollës Ilirjan Kalemasi dhe mësueseve të departamentit të gjuhës dhe leximit ne shkuam në shkollën “Ramazan Jarani”, ku u takuam me nxënësit e pasionuar pas letërsisë, në bibliotekën e shkollës. “Libri dhe leximi, gjithmonë do të jenë drejtuesit tanë më të mirë, kah rruga e dijes dhe së bukurës, pasi është libri ai që na zbulon botën, dhe na mundëson kuptimin e shumë pyetjeve që ne i ndërtojmë vetes në marrëdhënie me shoqërinë”, – u theksua nga nxënëset e kësaj shkolle, të cilët kishin përgatitur edhe një kolazh me poezi të Nënë Terezës, dhe poetit Dritëro Agolli.

Ajo që na bëri përshtypje ishte pasioni dhe dashuria me të cilën ata flisnin për librat dhe mesazhet e përcjella prej tyre. Nxënësit nën drejtimin e mësueses Rudina Xhamxhiu e realizuan këtë aktivitet letrar pikërisht për të na uruar mirëseardhjen dhe njëkohësisht për të na dëshmuar, lidhjen e tyre të fortë me botën e librit.

Pas interpretimit të pjesëve të zgjedhura prej tyre, nxënësit kaluan menjëherë tek leximet, pyetjet dhe diskutimet në lidhje me problemet sociale që seria e botimeve të Konit, të shkrimtares gjermane për fëmijë, Dagmar Hobfeld nga shtëpia botuese Albas, u mundëson fëmijëve të sotëm, duke i drejtuar ata kah rëndësia e vlerave sociale dhe edukative të këtyre librave.

“Shoqëria, ashtu si në librin “Koni, Pauli dhe problemet me shoqërinë”, është diçka fantastike! Me shokët dhe shoqet mund të kalohet koha mjaft mirë, të bëhet shaka, të ndërmerret diçka, mund t’u besosh sekrete, të ndash dëshirat, të bësh kifle dhe shumë e shumë gjëra të tjera”, – u shpreh një prej nxënëseve e cila po ashtu kishte shkruar një ese me temën “Miqësia”, të cilën ne së shpejti do ta kemi edhe në rubrikën e shkrimeve të krijuara nga nxënësit për Portalin Shkollor Albas.

Albas në kuadër të projektit “Shqipëria Lexon” do të vijojë me leximet e librave për fëmijë në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar publik dhe privat.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:aktivitetALBASprojekt
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Udhëtimi më i bukur për një fëmijë është libri
Next Article Model testimi për lëndën gjuha shqipe, klasa e dytë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?