Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: A janë të nevojshme shkollat verore? Ja se çfarë thonë psikologët
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

A janë të nevojshme shkollat verore? Ja se çfarë thonë psikologët

portalishkollor
Last updated: July 24, 2019 8:10 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ka aktivitete dhe kampe verore me shumicë për të mbushur kohën e fëmijëve, por, psikologët dhe ekspertët e zhvillimit të fëmijëve sugjerojnë se mbingarkimi i fëmijëve gjatë verës është i panevojshëm…

I dërgoni fëmijët tuaj në kampe verore, shkolla arti, klasa gatimit, ose mësime tenisi gjatë muajve të pushimeve?

Ka aktivitete dhe kampe verore me shumicë për të mbushur kohën e fëmijëve të cilat ofrojnë kujdesin ndaj fëmijëve kur ata kanë mbaruar shkollën, por, psikologët dhe ekspertët e zhvillimit të fëmijëve sugjerojnë se mbingarkimi i fëmijëve gjatë verës është i panevojshëm dhe në fund të fundit mund të mbajë fëmijët larg nga zbulimi, atë që me të vërtetë është në interesin e tyre.

“Roli juaj si prind është për të përgatitur fëmijët për të gjetur vendin e tyre në shoqëri. Të jesh një i rritur do të thotë të mbushësh kohën e lirë në një mënyrë që do të bëjë të lumtur”, thotë Lyn Fry, një psikolog fëmijësh në Londër me fokus në arsim. “Nëse prindërit mendojnë si ta mbushin kohën e lirë të fëmijës së tyre, atëherë fëmija nuk do të mësojë kurrë ta bëjë këtë për veten e tij.”

Pra si të kuptojmë të mirat e mërzisë? Dr. Teresa Belton, duke studiuar lidhjen midis mërzitjes dhe imagjinatës, ka thënë për BBC se mërzia është vendimtare për zhvillimin e “nxitjes së brendshme”, e cila më pas lejon krijimtarinë e vërtetë. Dhe megjithëse kapaciteti ynë për mërzinë mund të jetë zvogëluar me të gjitha tërheqjet e internetit, ekspertët kanë diskutuar për rëndësinë e mosbërjes “asgjë” për dekada të tëra.

Në vitin 1993, psikoanalisti Adam Phillips shkruan se “kapaciteti për t’u mërzitur mund të jetë një arritje e zhvillimit për fëmijën.” Mërzia është një shans për të menduar jetën, në vend që të nxitosh përmes saj, shkruan ai në librin e tij. “Fëmija duhet që të marrë kohë për të gjetur atë që i intereson atij. Mërzia është pjesë integrale e procesit të marrjes së kohës”.

Psikologët këshillojnë që prindërit të ulen me fëmijët e tyre të paktën ata mbi moshën katër dhe bashkarisht të shkruajnë një listë me atë që fëmijët mund t’i gëzojë gjatë pushimeve. Këto mund të jenë aktivitete themelore, të tilla si të luajnë me letra,  një libër, ose një udhëtim me biçikletë. Pastaj, në qoftë se fëmijët tuaj vijnë te ju gjatë verës dhe ankohen për mërzinë, tregojuni listën që kanë bërë vetë. Kjo gjë e vë barrën mbi ta për të thënë: “Kjo është ajo që unë do të doja të bëja”.

Megjithëse ka momente kur fëmijët mund të sillen të trishtuar rreth e rrotull për një kohë dhe të jenë të mërzitur, është e rëndësishme të kuptojmë se kjo nuk është humbje kohe. “Nuk ka asnjë problem me mërzitjen”, thotë Fry. Mendoj se fëmijët duhet të mësojnë se si të jenë të mërzitur për të motivuar veten për të marrë iniciativa. Duke qenë i mërzitur është një mënyrë për të bërë fëmijët të pavarur. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:shkollaverore
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Guidë për të ndaluar bullizmin
Next Article Një autoritet i ri pa dënime dhe pa dacka
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?