Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: A është shenjë e mirë që të gjithë maturantët duan të jenë studentë?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

A është shenjë e mirë që të gjithë maturantët duan të jenë studentë?

portalishkollor
Last updated: September 26, 2019 9:22 am
portalishkollor
Share
SHARE

Pse të mos e mësojmë një fëmijë që nëse nuk ka aftësi për shkollë duhet të ketë aftësi për punë? Kaq e vështirë është të pranosh që jo të gjithë janë të prerë për shkollë?

Arsimimi i të rinjve vazhdon të jetë prioritet në Shqipërinë e evolucioneve të çuditshme. Nëse fill pas vitit 2000 ishin prindërit ato që domosdoshmërisht kërkonin një shkollë për fëmijët, sot rrethi i të interesuarve është më i gjerë. Po të kërkonim mbi arsyet e këtij ndryshimi, sigurisht që nuk do të gjenim arsye të kënaqshme, por do të mbeteshin brenda evolucionit shqiptar gati gati unik në llojin e tij. Akreditimi dhe emërtimi i institucioneve arsimore në Shqipëri, ka prekur në mënyrë delikate sedrën shqiptare, e cila adhuron fasadën. Shkolla dhe universitetet të cilat mbijetuan në Shqipëri, iu kanë ngulitur në mendje shqiptareve bindjen se është popull arsimdashës. Këtë bindje çdo prind i një fëmije 7-12 vjeç e hedh poshtë, sepse ka faktin e vuajtjes së përgatitjes së fëmijës për shkollë në mëngjes. Madje vetë emërtimi i arsimit bazë “arsim i detyrueshëm” e konfirmon këtë. 

Çfarë “e detyron” një fëmijë të shkojë në shkollë? 

Dëshira për të mësuar, rregullat e një shoqërie apo urdhëri prindëror. Ja pra që, në themel të arsimimit të një individi, ne kemi probleme. Shumë mirë arsimin 9- vjeçar mund ta konsideronim “nivel i domosdoshëm”, por kurrsesi arsim i detyrueshëm. Parimisht nuk jemi në rregull.

Çfarë peshe kanë të arsimuarit në Shqipëri, kur faktikisht ai është arsim i orientuar nga fillimi deri në fund? Fakte?

Po, urdhëroni;

– Në Shqipëri mami, babi, gjyshja…zgjedhin mësuesen që “bën” për fëmijën e tij që në klasë të parë (pa llogaritur çerdhen apo kopshtin)

– Në Shqipëri gjimnazet publike ende reklamohen dhe glorifikohen pavarësisht çfarë ofrojnë.

– Në Shqipëri nxënësit i thuhet që duhet të studiojë në gjimnazin e lagjes, fshatit, njësisë administrative të vet dhe për më tutje duhet të rrokullisë ca gurë.

– Në Shqipëri talenti nuk të bën student por aspirant për një punë në të ardhmen.

E pra , jemi nga ato popuj që i rrëzojmë frytet me gurë e nuk hipim gradualisht në pemë.

Po çfarë pasojash ka ky realitet? Ku na çon kjo e vërtetë?

Ndoshta edhe gaboj, por mendoj që edhe për shumë vite do të jemi arsimdashës të mëdhenj, por që statistikisht mbi 50% jona do të mbetet studentë për gjithë jetën dhe mbi 40% e punësuar jo në atë drejtim që është arsimuar.

Arsyeja??? Arsimi i detyrueshëm, zgjedhja e shkollës, mungesa e dëshirës për arsim që përputhet me aftësitë. Fajtorë???

Secili nga ne…

A është shenjë e mirë që të gjithë maturantët duan të jenë studentë? Unë them që është kaos. Sepse nëse tekniku i lavatriçes të djeg lavatriçen sepse u bë si u bë teknik, profesione të tjera që përfitohen nga të drejta studimi të pamerituara luajnë me jetën dhe të ardhmen e individit.

Nuk e them pa dhimbje këtë të vërtetë. Më dhemb vendi im, realiteti që ai kultivon. 

Pse të mos i mësojmë fëmijët të duan shkollën, të paktën sa gjysma e asaj që duan nga celularët e tyre, që edhe ligji nuk ua heq dot nga duart? Pse të mos i mësojmë që shkolla është institucion nga ato ku punohet për të siguruar të ardhmen? Pse të mos e mësojmë një fëmijë që nëse nuk ka aftësi për shkollë duhet të ketë aftësi për punë? Kaq e vështirë është të pranosh që jo të gjithë janë të prerë për shkollë?

Alma Mara

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:alma maramaturantestudente
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article SESA apo SE SA?
Next Article Aktivitet promovues/workshop “Të skicosh monumentet e kulturës si një artist”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?