Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: A duhet të ndikojnë prindërit në zgjedhjen e fëmijës?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

A duhet të ndikojnë prindërit në zgjedhjen e fëmijës?

portalishkollor
Last updated: January 6, 2018 8:53 am
portalishkollor
Share
SHARE

Fëmijët janë ata që sigurojnë vazhdimësinë e ciklit të pandalshëm të jetës. Arrijnë në këtë botë përmes nesh, u japim gjithë dashurinë tonë, por kurrsesi nuk mund t’i detyrojmë të pranojnë dhe të mbeten vetëm në kuadratin e mendimeve tona.

A duhet të ndikojmë tek adoleshentët në zgjedhjet që bëjnë për shkollimin e mëtejshëm? 

Fëmijët janë ata që sigurojnë vazhdimësinë e ciklit të pandalshëm të jetës. Arrijnë në këtë botë përmes nesh, u japim gjithë dashurinë tonë, por kurrsesi nuk mund t’i detyrojmë të pranojnë dhe të mbeten vetëm në kuadratin e mendimeve tona. Ata kanë mendimet e tyre, madje shumë më të moderuara dhe me hapin e kohës.

Ka një ndryshim të madh mes drejtimit dhe këshillave që i jepen një adoleshenti për marrjen e një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tij dhe detyrimit apo nxitjes për të hyrë drejt një shtegu, që hamendësojmë se është më i miri për t’u ndjekur prej tij. Për përvojën që zotëron, sigurisht, prindi është shumë më i informuar dhe i kujdesshëm, por vjen një etapë te fëmijët tanë, që duhet të na bëjë më mendjehapur.

Sa herë që e gjej veten duke këmbëngulur së tepërmi për t’i kërkuar fëmijës tim të përmbushë diçka me çdo kusht, apo s’ndihem aspak e qetë kur ai s’bie dakord që të bëjë një veprim sikurse më pëlqen mua, kthej sytë drejt vetes dhe vështroj me kujdes se cila mund të jetë ajo pjesë e së shkuarës që po përpiqem ta rifitoj përmes tij.

Pyes: A kemi të drejtë të vendosim për zgjedhjet e tyre për të ardhmen? Jo, kurrsesi, nuk kemi asnjë të drejtë të zgjedhim, madje as të shpresojmë që fëmijët tanë të jenë një zgjatim i jetës sonë. Mos, ndoshta, kjo na ndihmon të realizojmë ëndrrat tona të parealizuara, apo të shërojmë dështimin dhe dobësinë tonë?!

Është koha të kuptojmë se, nëse fëmija ynë heq dorë nga të qenët vetvetja dhe nga përmbushja e prirjeve të tij, atëherë atij do t’i duhet të paguajë një çmim shumë të lartë në të ardhmen, por edhe të padrejtë. Nuk ka asnjë dyshim se trysnia që ushtrojnë mbi fëmijët për t’i këshilluar të bëjnë zgjedhjet e duhura, shpjegohet me interesin dhe dashurinë që tregojmë ndaj tyre, por s’duhet harruar se duhet të respektojmë zgjedhjet e tyre, aty ku ata ndihen më të sigurt dhe më të suksesshëm. 

Nuk duhet të frikësohemi dhe t’i pengojmë në aftësitë ku ata ndihen më të sigurt. Mbështetja jonë për aftësitë që ata zotërojnë, do t’i ndihmojë të pranojnë dhe të njohin veten, të bëjnë zgjedhjet apo të marrin vendimet e duhura. Do t’i ndihmojë të bëjnë plane për të sotmen, për të nesërmen, për karrierën – plane që përshtaten me dhuntinë dhe qëllimet që kanë. Mbështetja për zgjedhjen që ata bëjnë, do t’i ndihmojë të modelojnë të ardhmen, të ndjekin ëndrrat e tyre. Do t’i ndihmojë të jenë vetvetja dhe, pse jo, të suksesshëm.

Zgjedhja është tyrja. Nuk na mbetet veçse t’i mbështetim dhe t’i nxitim aty ku ndihen vetvetja. 

Artemisa Bushi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijeprind
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Personaliteti i mësuesit
Next Article Një fund i lumtur për shitësen e shkrepëseve
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?