Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: A duhen mbajtur kamerat ndezur gjatë mësimit në distancë? Nxënësit japin mendimet e tyre
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

A duhen mbajtur kamerat ndezur gjatë mësimit në distancë? Nxënësit japin mendimet e tyre

portalishkollor
Last updated: March 12, 2021 9:15 am
portalishkollor
Share
SHARE

Çështja e privatësisë së studentit/nxëxnësit dhe mësuesit, apo mbrojtja e hapësirës personale është një nga temat e rëndësishme gjatë mësimit në distancë. Disa mësues e kanë injoruar plotësisht këtë aspekt, duke mos i dhënë rëndësinë e duhur, ose duke e trajtuar si një çështje të dorës së dytë. Ndaj në këtë artikull, i kushtohet vëmendje mendimit që nxënësit kanë në lidhje me këtë çështje. Nxënës të huaj shpalosin këndvështrimet e tyre për këtë temë. 

Ja si shprehet një nxënës: Unë jam një nga të paktët nxënës që dua kamerën e kompjuterit tim të ndezur. Kjo sepse arrij të përqëndrohem 100% në orën mësimore dhe nuk e prek telefonin. Por, sigurisht që në disa raste, kur nuk jam në humor, nuk dua fare ta ndez atë. 

Disa mësues i kërkojnë kamerat ndezur dhe kanë plotësisht të drejtë. Ato përpiqen ta bëjnë mësimin sa më të ngjashëm me mësimin në klasë. 

Një tjetër nxënës shprehet: Nga përvoja ime personale, ulja në një tavolinë shtëpie, i rrethuar nga dosje, lapsa me ngjyra dhe pako me biskota, është një mjedis pune shumë më i mirë sesa korridoret e mbushura në shkollë, ku duhet të mbaj një çantë që peshon gjysmën e peshës sime të trupit. 

Unë e kuptoj që mund të jetë e dobishme për mësuesin të shohë reagimet e nxënësve nëse e kanë kuptuar apo jo mësimin, por kur zhytem në etikën deontologjike të Kantit, apo në ndërlikimet që çuan në Revolucionin Rus, nuk dua që shokët dhe shoqet të më shohin teksa rrudh fytyrën apo kaloj lapsin në gojë. Kjo ka të bëjë me ruajtjen e dinjitetit. 

Është shumë ngushëlluese të dëgjosh mësimet e komplikuara të filozofisë, fizikës, matematikës, historisë, etj, para një kompjuteri, të hënën në mëngjes, veshur me pizhame gjumi, me një filxhan çaji boronice në dorë, të përgatitur ashtu nxitimithi, pa na parë kush.

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASgjate mesimitkamerat ndezurmesim ne distance
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article A duhet mësimdhënësi “t’i lutet” nxënësit? – Evans Drishti 
Next Article Shek. i 21-të apo Shek. XXI?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?