Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ide për një mbledhje klase
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Ide për një mbledhje klase

portalishkollor
Last updated: February 6, 2018 3:01 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kur është momenti për të diskutuar për problemet e nxënësve? A ju ka ndodhur që të diskutoni pas mësimit? Po në orën e mësimit? Shfrytëzoni mbledhjet e klasës me nxënësit dhe organizojini mirë ato.

Të gjithë që punojmë në profesionin e  mësuesit e dimë mirë që përveç mësimdhënies një pjesë  të kohës e harxhojmë me problemet e shumta që hasim gjatë së përditshmes të cilat i diskutojmë jo vetëm në orën e kujdestarisë, por edhe në moment të tjera gjatë mësimit apo pas mësimit. 

Për këtë shërbejnë edhe mbledhjet e klasës të cilat mund të jenë të planifikuara, por edhe rastësore. Më poshtë po ju ofroj një model se si mund të zhvillojmë një mbledhje klase, të marrë nga “Manuali për fillimin e edukimit të të drejtave të njeriut”. 

Nëse keni mundësi, mirë është që nxënësit të mblidhen në formë rrethi. 

– Përcaktoni rendin e ditës: Bëni të ditur qëllimin e mbledhjes dhe çështjet e ndryshme që do të diskutohen.

– Vendosni rregullat: Përcaktoni ose rikujtoni rregullat për “të dëgjuar dhe për të diskutuar të mirë”.

– Paraqitni problemin apo pyetjen: Për shembull: Disa nxënës janë ankuar se gjatë lojës janë përdorur fjalë të pahijshme. Çfarë duhet të bëjmë për ta zgjidhur këtë?”

– Bisedë partnerësh me njëri-tjetrin: I ndani nxënësit në çifte që të shkëmbejnë mendimet me njëri –tjetrin për 4-5 minuta. Kontrollojini që ata po diskutojnë me të vërtetë rreth çështjes.

– Sinjal për të mbajtur qetësi: Caktoni një sinjal që të ndërpresë diskutimet në çifte, për të qenë të gatshëm të fillojnë diskutimin më gjithë grupin e nxënësve. 

– Diskutim i gjithë grupit: Ftoni disa çifte nxënësish për të shkëmbyer idetë e tyre me grupin. Kërkoni të reagohet ndaj këtyre ideve. Bëni pyetje të mëtejshme që të arrijnë në mirëkuptim. Planifikoni çfarë do të bëni dhe caktoni një kohë për mbledhjen që pason.

– Mbyllja e mbledhjes: Përmblidhni atë çka u zhvillua duke bërë dhe komente përfundimtare. Kërkojuni nxënësve se si u ndjenë dhe që të bëjnë ndonjë vlerësim për mbledhjen.

Ju uroj punë të mbarë!

Drita Kolndreu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:drita kolndreuklasembledhje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Libra falas? – Ç’i duam, nuk ua dimë vlerën
Next Article “Energjia”, fizika XI
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?