Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Orë model, gjuhë shqipe III
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Orë model, gjuhë shqipe III

portalishkollor
Last updated: January 25, 2018 12:25 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kjo orë model në lëndën e gjuhës shqipe, klasa e tretë, është përgatitur nga mësuesja e ciklit të ulët Suada Vokshi. Dy temat janë planifikuar sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Janar 2018

Fusha: gjuhët dhe komunikimi 

Lënda: gjuhë  shqipe                                    

Shkalla: II 

Klasa: III

Mësuese:  Suada Vokshi

Temat mësimore:  

– këpuca prej argjendi (lexojmë)

– hyrje përrallash (shkruajmë)

Rezultatet e të nxënit:  

– Krijon një tekst me fjalët e dhëna.

– Liston personazhet e përrallës duke treguar sjelljen e tyre.

– Tregon përmbajtjen duke u mbështetur në fjalitë e dhëna.

– Krijon një mbyllje tjetër për përrallën e dhënë.

– Liston shprehje të ndryshme që përdoren si hyrje përrallash.

– Plotëson paragrafin hyrës të përrallës me fjalët që mungojnë.

– Krijon një hyrje përralle duke u mbështetur në figurën e dhënë.

Situata e të nxënit:   

                 Bisedë: Po të kishe një shkop magjik, çfarë do të bëje?

                 Këngë: Shkopi magjik 

Fjalët kyçe: Këpucë prej argjendi, yll, xixëllimë, penj, hyrje përrallash.

Burimet materiale: Fletë të bardha, teksti i nxënësit, manjetofon, CD -kënga “Shkopi magjik”.

Metodologjia: Parashikim me terma paraprak, Lexim me ndalesa, Pesëvargësh, lexo- kupto-krijo.

Lidhja me fushat e tjera:  Artet (muzikë), shoqëria dhe mjedisi.

Zhvillimi i orës mësimore: 

Situata e të nxënit: Bisedë

Diskutojmë së bashku: Po të kishe një shkop magjik, çfarë do të bëje?

Dëgjojmë këngën: Shkopi magjik …..  më bëj më bëj një Zanë ….

Parashikim me terma 

Kërkoj nga nxënësit që të krijojnë një përrallë me fjalët e dhëna (10 – 12 minuta)

Lexohen punimet e nxënësve. Shoqërohen krijimet me shprehje vlerësuese.

Lexim me ndalesa

Shkruaj në tabelë titullin e pjesës: Këpuca prej argjendi

Si mendoni ju, për çfarë do të bëjë fjalë teksti? 

U lexoj nxënësve përrallën pjesë -pjesë dhe komentojmë çdo fragment.

Për çdo fragment u drejtoj nxënësve pyetje dhe ato japin përgjigje duke parashikuar se si do të vazhdojë përralla. 

Lexim – ndalesa I     Ishte një herë një nënë …………  më  të voglit të fëmijëve.

Lexim – ndalesa II    Për fat, fëmija i vogël…………………………  të  gjente diçka tjetër. 

Lexim – ndalesa III   Në mbrëmje ajo vendosi…………………………problem në këmbë?

Lexim – ndalesa IV   Ylli i vogël u afrua ……………………….  të parë mbi dhe?

Lexim – ndalesa V     I shkreti yll ……………………….  për vogëlushin. 

Lexim – ndalesa VI    Nuk mund të tregohet ……………… nga një yll. 

Pyes nxënësit: 

– A ju pëlqeu përralla?

– Si ndiheni kur lexoni hyrjen e përrallës?

– Po kur lexoni fundin e përrallës?

– A mendoni ndonjë mbyllje më të bukur ose ndryshe ?

Krijojmë një pesëvargësh për Yllin

YLLI

__________________           ____________________  

____________________       __________________      __________________

_____________________________________________________________________

__________________________  

Punë individuale 

Nxënësit punojnë ushtrimin: Lexoj dhe kuptoj fq.109

Emërtoj nxënësit me numra  1-2… 1-2… 1-2…

U kërkoj të gjithë nxënësve me numrin 1 të gjejnë në tekst dhe të qarkojnë 10 emra në  numrin shumës dhe nxënësve  me  numrin 2 të gjejnë dhe  të  qarkojnë 10 emra në  numrin njëjës.

Nxënës të ndryshëm lexojnë emrat e qarkuar sipas ndarjes.

Lexo- kupto-krijo

Pyes  nxënësit: Si filloi përralla jonë? Si mund të fillonte ndryshe? 

Cilat janë shprehjet që përdoren për hyrje përrallash ? 

Punojmë me tekstin  fq.110.

Punohen ushtrimet 1 dhe 2 në libër

Detyrë shtëpie 

Puno në fletore ushtrimin 3 fq.110. Shkruaj një hyrje përralle.

Vlerësimi i nxënësve   

Vlerësohen nxënësit me fjalë dhe shprehje vlerësuese për:

– krijimin e një teksti me fjalët  e dhëna.     

– përshkrimin e personazheve të përrallës duke treguar sjelljen e tyre.

– përmbajtjen e treguar duke u mbështetur në fjalitë e dhëna.

– krijimin e një mbyllje tjetër për përrallën e dhënë.

– gjetjen e shprehjeve të ndryshme që përdoren si hyrje përrallash.

– plotësimin e paragrafit hyrës të përrallës me fjalët që mungojnë.

– krijimin e një hyrje përralle duke u mbështetur në figurën e dhënë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ditarGjuhe Shqipe
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Orë model, gjuha shqipe II
Next Article Orë model, matematikë 3
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?