Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nistoret “ngatërrestare” të gjuhës shqipe
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Nistoret “ngatërrestare” të gjuhës shqipe

portalishkollor
Last updated: December 19, 2017 2:00 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Na ndodh shumë herë që, teksa shkruajmë një fjalë që fillon me këto nistore, mendohemi për pak çaste se cila është forma e saktë e tyre, p.sh.: shkruhet “shthur” apo “çthur”,“çlodh” apo “shlodh”, “zhbëj” apo “çbëj”, “shngjyros” apo “çngjyros”?

Shkarravit apo Zhgaravit?

Çlodh apo Shlodh?

Çbllokoj apo Zhbllokoj?

Si t’i shkruajmë saktë fjalët që fillojnë me nistoret “sh”, “zh” dhe “ç” ?

Na ndodh shumë herë që, teksa shkruajmë një fjalë që fillon me këto nistore, mendohemi për pak çaste se cila është forma e saktë e tyre, p.sh.: shkruhet “shthur” apo “çthur”,“çlodh” apo “shlodh”, “zhbëj” apo “çbëj”, “shngjyros” apo “çngjyros”?

Shumë herë ne gabojmë në shqiptimin ose në shkrimin e këtyre nistoreve (ose parashtesave), duke mos i njehsuar  ato me bashkëtingëlloren që ndiqen, kjo për efekt të lehtësisë të shqiptimit të tyre. Mirëpo këto nistore duhet të njësohen në përshtatje me natyrën e tingullit nistor të temës, së cilës i shtohet parashtesa.

Atëherë, të mbajmë mend!

1)     shkruhen me nistoren SH-, kur ajo ndiqet nga një temë që fillon me bashkëtingëllore të shurdhët (f, k, p, q, t, th etj.). Vetë SH-ja është e shurdhët, ndaj duhet të ndiqet po nga një bashkëtingëllore e shurdhët. Dhe kemi: shfajësoj, shfaq, shfaqje, shfaros, shfryj, shfrytëzoj; shkallmoj, shkarkoj, shkatërroj, shkëmbej, shkëput, shkombëtarizoj, shkreh, shkrep, shkrij, shkujdesem, shpalos, shpërdoroj, shpërndaj, shpjegoj, shprish, shpronësoj, shpyllëzoj; shqep, shqetësoj, shthur etj.

2)      shkruhen me nistoren ZH-, kur kjo ndiqet nga një temë që fillon me  bashkëtingëllore të zëshme (b, d, g, gj, v). Vetë ZH-ja është e zëshme, ndaj duhet të ndiqet po nga një bashkëtingëllore e zëshme. Atëherë kemi: zhbëj, zhbiroj, zhbllokoj, zhdëmtoj, zhdoganoj, zhdredh, (i, e) zhdrejtë, zhduk; zhgënjej, zhgërryej; zhgjakësohem, zhvat, zhvendos, zhvesh, zhvilloj, zhvleftësoj etj.

3)      Shkruhen me Ç-, kur kjo ndiqet nga një zanore ose nga një bashkëtingëllore e tingullt (l, ll, r, rr, m, n, nj, j). Atëherë kemi: çarmatos, çorganizoj, çorientoj, çliroj, çlodhem, çregjistroj, çrregulloj, çrrënjos, çmend, çmësohem, çnderoj, çngjyros, çnjerëzor, çjerr etj.

POR… KUJDES! Gjuha shqipe ka shumë rregulla, por po aq edhe përjashtime! Atëherë: shkruhen me SH- nistore fjalët: shmang, shlyej, shndërroj, shndrit (kur sipas rregullës duhet të shkruhen me ç) dhe ato që formohen prej tyre, për shkak të efektit të ngulitur.

Sevi (Lami) Agolli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:rregulla gjuhesoresevi lami
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rëndësia e lojërave
Next Article Teknologjia, aplikacionet që ju vijnë në ndihmë mësuesve
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?