Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Infrastrukturë sportive në kopshtin 65 në kryeqytet
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Infrastrukturë sportive në kopshtin 65 në kryeqytet

portalishkollor
Last updated: June 6, 2017 9:22 am
portalishkollor
Share
SHARE

Investimi i parë i fondacionit të Lorik Canës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, është në Kopshtin 65 në kryeqytet, ku është ndërtuar një fushë ku fëmijët mund të luajnë sporte të ndryshme.

Ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, pasi ka mbyllur karrierën e tij si futbollist profesionist ka filluar një veprimtari të re, atë të krijimit të një fondacioni, me të cilin ka dëshirë që të kontribuojë në përmirësimin e të rinjve dhe të shoqërisë.

Investimi i parë i fondacionit të tij, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, është në Kopshtin 65 në kryeqytet, ku është ndërtuar një fushë ku fëmijët mund të luajnë sporte të ndryshme.

“Programi, më shumë sesa kjo që shihni këtu, një infrastrukturë që nuk është e madhe, më të rëndësishme ka faktin se çfarë do të sjellë për fëmijët. Kjo do të jetë puna jonë dhe, nëse fëmijët do të rriten me këto vlera, të jeni të sigurt se do të bëhen edhe më të mirë, më të shëndetshëm, më të aftë, sjellshëm. Ndoshta do të lodhen edhe pak më shumë, që të mos iu sjellin probleme në darkë në shtëpi”, u shpreh Lorik Cana, ish-kapiten i Shqipërisë.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi edhe njëherë se qëllimi i kësaj fushe, që është e para por që do të pasohet nga të tjera, nuk do të jetë thjesht zbulimi i talenteve të futbollit.

“Nëse do të zbulojmë talente dhe do të bëhen si Cana apo si Erjon Bogdani, kjo është perfekte. Ama nëse e vetmja gjë që mësojmë është se nga këtu ndoshta nuk dalin yjet e futbollit, por dalin yje të njerëzimit, duke mësuar të formojnë karakterin dhe të luajnë në skuadër, apo zhdërvjelltësinë e punës së përbashkët, mësojnë sesi humbet apo si fitohet, atëherë përsëri besoj se kemi fituar qytetarë të jashtëzakonshëm”, tha Erion Veliaj.

Këto fusha shumësportëshe, të përshtatshme për futboll, volejboll, basketboll, apo tenis, janë një model i marrë nga fondacioni hungarez që mban emrin e legjendës së futbollit hungarez, Jano Buzanski. Në Hungari, ky fondacion ka ndërtuar rreh 200 fusha të tilla, ku janë angazhuar rreth 30 mijë fëmijë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijeinfrastrukturekopshti 65
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shqipëria humbet përballë Luksemburgut
Next Article Miqtë e vegjël të librit lexojnë botimet për fëmijë të Shtëpisë Botuese Albas
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?