Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Java e Albanologjisë” mbledh mbi 100 studiues
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Java e Albanologjisë” mbledh mbi 100 studiues

portalishkollor
Last updated: April 25, 2016 10:18 am
portalishkollor
Share
SHARE

Me shpalosjen e hulumtimeve gjuhësore mbi temën “Gjuha shqipe në fushën e përkthimit dhe probleme të standardizimit përkthimor” është hapur edicioni i sivjetëm i “Javës së Albanologjisë” që organizohet nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Në dy sesione punuese studiues nga Kosova e vende të rajonit kanë referuar sa u përket problemeve dhe sfidave të përkthimeve dhe përthyesve në gjuhën shqipe. Ndër studiuesit që kanë paraqitur kumtesat e tyre në këtë temë, të hënën, ishin Valter Memishaj, i cili ka folur për përkthimet në shqip  të veprave shkencore në gjuhësi: rasti i Janet Byron, përderisa për Ukë Buçpapajn “shqipja përballon dhe tejkalon çdo gjuhë në përkthim”. Edmond Tupja është prezantuar me kumtesën “Disa përsiatje për shqipen dhe përkthimin sot”.

Për katër ditë në Institutin Albanologjik të Prishtinës prezantohen mbi 120 kumtesa studimore në kuadër të edicionit të shtatë të “Javës së Albanologjisë”. Studiues nga i gjithë rajoni do të shpalosin studimet e tyre në pesë disiplina shkencore. Këtë vit në letërsi diskutohet mbi temën “Letërsia dokumentare“. Në sesionet punuese të historisë studiuesit do të paraqesin hulumtimet e tyre mbi temën “Perandoria Habsburge dhe raportet e saj me Ballkanin”, në sesionet punuese të etnologjisë, të pranishmit diskutojnë në temën “Trashëgimia shpirtërore – studimi, ruajtja,promovimi”. Sipas organizatorëve “Kënga popullore si refleksion për jetën: teksti, tekstura dhe konteksti”, do të jetë tema e sesionit të folklorit.

Gjatë kësaj konference literatura studimore është pasuruar me rreth 800 kumtesa apo 7 mijë faqe të autorëve të ndryshëm. Deri më tani kanë dalë dhjetë vëllime të kësaj konference, ndërsa dy të tjera janë në procesin e përgatitjes për botim.

Sipas ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, kjo ngjarje është një mundësi e shkëlqyeshme për prezantimin e rezultateve dhe të arritjeve shkencore të shkencëtarëve të rinj dhe albanologëve të cilët çdo vit promovojnë punën e vet shkencore.

“Albanologët këmbejnë përvoja dhe ngrenë standardet e studimeve për albanologjinë. Kjo konferencë gjithashtu është një mundësi që të krijojmë standarde kombëtare dhe të punojmë për internacionalizimin e studimeve për albanologjinë. Ministria e Arsimit do të vazhdojë të mbështesë Institutin Albanologjik, i cili është shumë aktiv jo vetëm përmes botimeve individuale, por edhe përmes konferencave dhe do të inkurajojmë studiuesit e rinj që të zhvillojnë aktivitete në fusha kërkimore-shkencore, të cilat janë me interes të veçantë”, ka thënë ministri Bajrami.  

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:albanologjiKosovestudiues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shfrytëzoje ankthin të bëhesh një lider më i mirë
Next Article Matura 2016, si të aplikoni për të fituar universitetin
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?