Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Arsimi profesional, ministri Bajrami takim me ekspertë nga Zvicra
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Arsimi profesional, ministri Bajrami takim me ekspertë nga Zvicra

portalishkollor
Last updated: April 15, 2016 8:47 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti një grup ekspertësh të arsimit profesional të kantonit të Cyrihut të Zvicrës, me të cilët bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti një grup ekspertësh të arsimit profesional të kantonit të Cyrihut të Zvicrës, me të cilët bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, mundësitë e trajnimit të mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave profesionale, njëherësh u prezantua një program dokumentar të punës praktike të nxënësve në ndërmarrje dhe institucione të Zvicrës.

Ministri Bajrami, njoftoi mysafirët për ecuritë në arsimin e Kosovës, me fokus arsimin profesional, me ç’rast tha se mësimi dual, ndërlidhja e shkollës me ekonominë është synim yni i së ardhmes, ndërsa shtoi se jemi shumë të angazhuar  që të krijojmë partneritete shkollë-ndërmarrje dhe krahas kësaj rritjen e cilësisë në arsim.

Ministri Bajrami theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, që Kosova, të përfitojë nga përvoja dhe modelet zvicerane të organizimit të arsimit profesional, si një ndër sistemet më të avancuara të arsimit në botë, njëherësh tha se aftësimi i të rinjve për tregun e punës në rini të hershme është me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit. 

Ministri Bajrami gjithashtu tha se: “është me rëndësi të veçantë orientimi në karrierë, punësimi i të rinjve në rini të hershme ku ata do të pavarësohen, të bëhen të zotët në profesionin e tyre, të krijojnë  të ardhura dhe një ditë mbase të vazhdojnë edhe me shkollimin e lartë, ndërsa modelet zvicerane të arsimit profesional janë shembull i mirë që duhet të ndjekim edhe ne”. 

Ministri Bajrami ka falënderuar vendet e Bashkimit Evropian, me ndihmën e të cilave tashmë janë ndërtuar disa Qendra të Kompetencës, ku zhvillohet mësimi teorik dhe praktik, ku  nxënësit, përkatësisht shkolla krijojnë produkte për treg, por theksoi nevojën e hartimit të kurrikulës dhe teksteve shkollore adekuate për arsimin profesional, si dhe trajnimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve.

Ndërsa, z Giorgio Ciroli, ekspert i arsimit profesional dhe menaxhimit publik tha se është shumë i impresionuar me të arriturat e Kosovës për një periudhë të shkurtër  dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje në zhvillimin e arsimit profesional, në Kosovë për faktin se kjo shton gjasat për punësim të të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Në fund u prezantua një material dokumentar, i xhiruar në ambiente të ndryshme në kohën kur nxënësit zviceranë bëjnë punën praktike, duke ofruar kështu një model të mirë të organizimit të mësimit, ndërlidhjes së teorisë me praktikën.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arsimi profesinalzvicer
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Fluturon, fluturon…” në klasë luajmë dhe mësojmë
Next Article Operacionet estetike nuk ndryshojnë karakterin e njeriut!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?