Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Këtë vit, Qendër Formimi Profesional nxënësve që nuk dëgjojnë”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Këtë vit, Qendër Formimi Profesional nxënësve që nuk dëgjojnë”

portalishkollor
Last updated: March 16, 2016 12:13 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministri Klosi i falenderoi fëmijët pjesëmarrës në aktivitet, nxënës të këtij instituti dhe i përgëzoi ata për aftësitë e treguara profesionale të shpalosura në aktivitete të ndryshme

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi, në bashkëpunim me Ambasadën Zvicerane dhe PNUD, përuroi në Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë, klasat e rinovuara të mësimit të profesioneve të zdrukthëtarisë, rrobaqepësisë dhe këpucarisë, në të cilat mësojnë një profesion 56 nxënës që nuk dëgjojnë të klasave të 6-ta deri të 9-ta dhe prej të cilëve 25 janë vajza.

Në fjalën e tij Ministri Klosi, tha se realizimi i këtyre laboratorëve ishin thelbësorë për marrjen e një edukimi të rëndësishëm për fëmijët e kësaj shkolle, si qytetarë të denjë të Republikës së Shqipërisë. Një edukim që do t’i prezantojë ata me rregullat e shoqërisë sonë e tregun e punës në Shqipëri dhe ky edukim, do të jetë pikërisht formimi për një zanat.

“Në planet tona, në përputhje me kërkesat që vijnë nga Strategjia për Aftësi dhe  Edukim Profesional, në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Personat me Aftësisë të Kufizuar e në përputhje me disa ligje e vendime që ka marrë Qeveria, ne do të përpiqemi shumë që gjatë këtij viti të ngrejmë Qendrën e Formimit Profesional që nxënësit të kenë mundësinë të marrin një profesion dhe pasi të mbarojnë këtë edukim, të jenë të gatshëm të përballen me tregun e punës.”

Në mbyllje, Ministri Klosi  i falenderoi fëmijët pjesëmarrës në aktivitet, nxënës të këtij instituti dhe i përgëzoi ata për aftësitë e treguara profesionale të shpalosura në aktivitete të ndryshme të organizuara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Duke treguar kështu, që në shoqërinë tonë ka vend edhe për aftësitë e tyre të veçanta.

Gjithashtu, edhe të gjithë partnerët që bënë të mundur këtë ndërhyrje, PNUD që mbështet në   proceset e  perfshirjes   sociale, Qeverinë Zvicerane që financon programin e përfshirjes sociale, organizatën ANAD që ka ngritur zërin për të tërhequr vëmendjen tek problematika e komunitetit të vet dhe Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë, përfshirë stafin, për gjithë seriozitetin e treguar në këtë bashkëpunim.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:nxenesqender formimi profesional
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ministri Bajrami zbuloi shtatoren e prof. dr. Ali Hadri në kompleksin universitar
Next Article Ministrja Nikolla uron 7 Marsin nga shkolla “28 Nëntori”, Shkodër
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?