Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Një fund i lumtur për shitësen e shkrepëseve
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Një fund i lumtur për shitësen e shkrepëseve

portalishkollor
Last updated: January 6, 2018 1:29 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kjo është një letër imagjinare drejtuar autorit të përrallës “Shitësja e shkrepëseve”. Lexuesja sugjeron një fund ndryshe të përrallës dhe këtë e ilustron edhe me piktura.

I dashur xhaxhi Hans,

Unë që po ju shkruaj, jam Bukuroshja nga Shqipëria.

Jam njohur me ty kur isha 6 vjeç, kur gjyshja ime më lexonte përrallat e tua. Që atëherë ato u bënë pjesë e jetës sime, u bënë ëndrrat e mia. Ti, xhaxhi Hans, më mësove të shpresoj se ëndrrat realizohen. S’e di. Ndoshta po. Megjithatë të jam mirënjohëse që më bëre të ëndërroj çdo natë.

Të gjitha përrallat e tua kanë fund të lumtur… Po pse, more xhaxhi Hans, je treguar kaq “mizor” me shitësen e shkrepëseve?! Pse duhej të vdiste ajo vajzë?!

Mos u çudit që të shkruaj kaq hapur. S’besoj se do të të mbetet qejfi, nëse unë do ta përfundoja kështu:

Gjyshja e përqafoi me dashuri vajzën e vogël dhe fluturoi e gëzuar lart, lart… mes yjeve që shndrisnin. Ndërsa gjyshja ngjitej qiellit, vajza e vogël flinte. Zjarri, i formuar nga shkrepëset, ia përskuqi faqet, e ngrohu, i dha jetë…

Një rrëkezë dielli depërtoi përmes perdeve e ra mbi shtratin ku ajo flinte. Vajza hapi sytë. U tremb kur e pa veten në një dhomëz të bukur e të ngrohtë. I mbylli përsëri sytë, por i hapi shpejt që të përjetonte këtë ëndërr magjepsëse.

Kërcitja e derës e bëri të kthente kryet. Përballë saj qëndronin duke buzëqeshur një burrë e një grua rreth të gjashtëdhjetave. Nga sytë e tyre buronte një shkëlqim i ëmbël dhe një ngrohtësi që ajo s’e kishte provuar kurrë. Iu afruan shtratit. Gruaja u ul në gjunjë e dora e saj e butë dhe e ngrohtë i lëmoi fytyrën, ndërsa burri buzëqeshte. Sytë e të dyve dukej sikur thoshin: “Do të rrish këtu? Të lutemi, mos u largo!”

Nga sytë e kaltër të vajzës bulëzoi një pikëz loti blu që, ngadalë, u shkëput prej syrit, e humbi kaltërsinë e rrodhi faqeve…

Ajo u rrëmbeu duart,  vuri mbi to buzët dhe i puthi fort, fort… Deri atëherë ajo as kishte marrë e as kishte dhënë një puthje kaq të ngrohtë, kaq të ëmbël, kaq…

Ata dolën nga dhoma të lumtur, ndërsa ajo mbylli sytë e para saj u shfaq një ndërtesë e madhe e bardhë që gëlonte nga zëra fëmijësh të lumtur, nga zëra, të cilët, duke u bashkuar me zhaurimën e dallgëve të detit, krijonin simfoninë më të bukur në botë… “Sa bukur do të ishte, – tha me vete. – Sikur të kisha mundësi t’i lumturoja të gjithë fëmijët e braktisur!”

Dhe ia doli. Ajo u bë nëna e qindra fëmijëve, nga të cilët “rrëmbente” dashuri pa fund dhe e “burgoste” brenda zemrës së saj të madhe, për t’ua rikthyer përsëri atyre, fëmijëve…

Xhaxhi Hans, të pëlqeu? Të lutem, mos u zemëro me mua. Në fund të fundit, a nuk je ti ai që të gjitha përrallat i përfundon bukur?

Faleminderit, xhaxhi Hans!

Bukuroshja

*Ky punim është vlerësuar ndër më të mirët në konkursin “Lexuesit e së ardhmes”.

(Bukuroshe Rakipaj, shkolla “Flatrat e dijes” Fier)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:libershitese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article A duhet të ndikojnë prindërit në zgjedhjen e fëmijës?
Next Article A duhen shqipëruar termat informatikë?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?