Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Vlerat ushqyese të pjeshkëve
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Jeto shëndetshëm

Vlerat ushqyese të pjeshkëve

portalishkollor
Last updated: June 6, 2017 9:53 am
portalishkollor
Share
SHARE

Shqipëria është një vend i pasur me pjeshkë, ndërsa nektarinat kultivohen në sasi më të kufizuara. Zonat me prodhimtari të lartë të pjeshkëve janë: Peshkopia, Korça apo edhe Shkodra. Vlerat shëndetësore të pjeshkës dhe nektarinës janë të shumëfishta. Ato ndihmojnë kundër obezitetit, kolesterolit, sëmundjeve nervore. Pjeshkët mbrojnë lëkurën, sytë, sistemin nervor, kockat dhe dhëmbët. Pjeshkët vonojnë plakjen dhe ndihmojnë me detoksifikimin. Ato ndihmojnë tretjen si edhe përmirësojnë shëndetin e qelizave. 

Pjeshkët janë të pasura me ushqyes dhe antioksidantë, një përmbajtje që e bën këtë frut ideal për femrat shtatzënë. Pjeshkët me lëng (Prunus persica) janë ndër frutat më të mira të verës. Pema e pjeshkës rritet kudo në botë dhe i përket familjes botanike Rosaceae që përfshin edhe kumbullën dhe qershitë. 

Pjeshkët ofrojnë një sërë vlerash thelbësore për funksionimin e shëndetshëm të organizmit. Ato janë të pasura me vitaminat: A, E, C, K B1, B2, B3, B6, beta karoten, folat dhe acid pantotenik. Pjeshkët ofrojnë shumë minerale të nevojshme siç janë: kaliumi, kalciumi, magnezi, hekuri, mangani, fosfori, zinku dhe bakri. Ato përmbajnë pak kalori dhe yndyrna të ngopura dhe për më tepër janë një burim i mirë fibre. 

Antioksidantët: Pjeshkët përmbajnë luteinë, zeaksanthinë dhe beta-kritoksanthinë që ndihmojnë kundër radikaleve të lira dhe e mbrojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara prej tyre. 

Plot kalium: Pjeshkët përmbajnë kalium që është thelbësor për funksionin e nervave dhe të gjithë trupit. Mungesa e kaliumit në organizëm mund të shkaktojë problem të rëndë që ndikon në forcën e muskujve dhe shkakton rrahje të çrregullta të zemrës. 

Tretja: Pjeshkët ruajnë shëndetin e sistemit tretës, sepse janë të pasura me alkalinë dhe fibër. Sistemi nervor: Prania e magnezit tek pjeshkët ndihmon në parandalimin e stresit dhe ankthit dhe e mban sistemin nervor të qetë.  

Obeziteti: Pjeshkët përmbajnë përbërës bioaktivë që kanë ndikim të mirë kundër çrregullimeve shëndetësore, që shkaktojnë obezitet.

Sistemi imunitar: Pjeshkët janë të pasura me acid askorbik dhe zink që ndihmon funksionet normale të trupit dhe sistemin imunitar. Zinku dhe vitamina C janë të rëndësishme për shërimin e plagëve, ndërkohë që antioksidantët përshpejtojnë largimin e infeksioneve.  

Ulja e kolesterolit: Studimet kanë treguar që përbërësit fenolikë të pjeshkëve (tulit dhe lëkurës) ndihmojnë në mbajtjen e kolesterolit në nivel të ulët. Për më tepër ato stimulojnë kolesterolin e mirë. Kjo ndihmon në uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe në shëndetin kardiovaskular në përgjithësi. 

Kundër plakjes: Siç përmendëm, pjeshkët janë një burim i pasur zinku që është i domosdoshëm kundër plakjes. Konsumi i ushqimeve të pasura me zink promovon prodhimin e anti-trupave dhe parandalon dëmet e qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira. Zinku ngadalëson procesin e plakjes së organeve riprodhuese mashkullore duke forcuar nivelin e testosteronit. Pjeshkët kanë vlera të shkëlqyera për kujdesin ndaj lëkurës, syve dhe gjatë shtatzanisë pikërisht falë vitaminave dhe mineraleve. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:pjeshkevlera
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Miqtë e vegjël të librit lexojnë botimet për fëmijë të Shtëpisë Botuese Albas
Next Article Testimi i gjuhës së huaj, ndëshkohen 12 maturantë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?