Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Duaje fort lëndën, nxënësit, puno. Suksesi është i garantuar
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Duaje fort lëndën, nxënësit, puno. Suksesi është i garantuar

portalishkollor
Last updated: February 14, 2017 9:59 am
portalishkollor
Share
SHARE

Një bisedë me mësuesen e fizikës në shkollën “Zihni Magani” në Peqin, e cila flet për pasionin për punën, përkushtimin dhe çelësin e suksesit. Pas 30 vitesh punë ajo ka shumë për të treguar…

Për të fizika është lënda që i është përkushtuar 30 vite me radhë. I ka dhënë kënaqësi, i ka formuar vullnetin dhe i ka shtuar dëshirën për të ecur përpara. “Kur i hedh një sy rezultateve të nxënësve ndër vite jam e bindur që ia ka vlejtur”. Ajo quhet Hajrie Malkja dhe është mësuese e fizikës në shkollën “Zihni Magani” në Peqin.

Është e bindur që puna, lodhja dhe përkushtimi i saj ndaj nxënësve nuk kanë shkuar kot pasi nënësit e saj tashmë janë të suksesshëm dhe mësuesja e fizikës ka mundr të lërë gjurmë tek ata. E pikërisht kjo e bën të ndihet mirë dhe i jep kurajon për të ecur përpara.

Mëngjeset e saj janë gjithmonë të vrullshme teksa shpejton hapat për të arritur në kohë në shkollë. Korrekte, e dashur dhe e përgatitur paraqitet përpara nxënësve të saj me regjistrin në dorë. Arrin të dominojë klasën me lehtësi, vitet e punës e kanë përgatitur për çdo situatë, ndërsa nxënësit dëgjojnë me interes shpjegimin e mësimit dhe ndjekin me sy çdo lëvizje të mësueses së tyre. 

Teksa e pyesim se si ka ndryshuar sistemi arsimor ndër vite mësuese Hajrija thotë: “Është e vërtetë që sistemi arsimor është reformuar në shumë aspekte dhe në këtë kuadër dhe metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies. N.q.s më parë kultivoheshin metodat e të mësuarit mekanik me në qendër mësuesin ku nxënësi ishte thjesht objekti i orës së mësimit, sot ai është jo vetëm objekt, por dhe subjekti i saj. Sot ai është në qendër të orës së mësimit dhe mësuesi e menaxhon atë.”

Për ta bërë orën e mësimit me eficiente përpiqet vazhdimisht t’i përzgjedhë metodat në funksion që në qendër të saj të jetë nxënësi.
Mësuesja e fizikës përdor këto metoda:
a) Teknikat dhe metodat e punës në grup,
b) Teknikat dhe metodat e hulumtimit,
c) Teknikat dhe metodat për zhvillimin e të menduarit krijues dhe kritik.

Një nxënësi që e ka të vështirë të mësojë lëndën e fizikës ajo i thotë që asnjëherë të mos dekurajohet, asgjë s’është e pamundur, por duhet të kesh dëshirë, vullnet, këmbëngulje, për të arritur atë që do. Është e bindur që këto fjalë duhen shoqëruar me një punë të palodhur, plot pasion të mësuesit. Të dyja së bashku garantojnë suksesin e nxënësit.

Në mbyllje të bisedës, mësuesja e përkushtuar dhe e dashur për nxënësit e kolegët na tregon se motoja e saj është: “Duaje fort lëndën, nxënësit, puno shumë me to. Suksesi është i garantuar”.

Mësuese Hajrie Malkja është ndër mësueset më të mira të shkollës, shembull për t’u ndjekur nga nxënësit, ndërsa prindërit i janë mirënjohës për punën e palodhur që ajo bën. Edhe sot, pas 30 vitesh punë në arsim, punon me  të njëjtin pasion, me përkushtim dhe dashuri për të arritur rezultatet e dëshiruara nga vetë ajo, nxënësit dhe prindërit.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Albas bashkëbisedim me mësuesit në Pukë dhe Mallakastër
Next Article Ja cilat janë dhe ku ndodhen shkollat më të veçanta
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?