Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shkolla e së ardhmes
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Shkolla e së ardhmes

portalishkollor
Last updated: July 29, 2016 12:39 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në shkolla të tilla të cilat kanë rrjedhur nga modele tradicionale të edukimit, progresi edukativ i fëmijëve është shumë më i lartë, ndërkohë që edhe problemet psikologjike të fëmijëve janë më të reduktuara.

Psikologët e fëmijëve kanë diskutuar shumë për ndryshimin e mënyrës së mësimdhënies se si mund të bëhet që fëmijët ta duan dhe jo ta urrejnë shkollën. Në Finlandë kanë gjetur mënyrën e duhur se si t’i mbajnë fëmijët të angazhuar në mësim duke i bërë ta duan atë mënyrë mësimi. Duke nisur nga arkitektura e godinës së shkollës që më shumë ngjan me një muze sesa me një shkollë.

Përgjatë 10.500 kilometër katrorëve që përfshin godina mund të gjeni një shkollë fillore, një shkollë 9-vjeçare, një kopsht, një klub për të rinj, teatro, bibliotekë, palestër dhe shumë të tjera. Mësimdhënia bëhet në një ambient me atmosferë qetësuese: fëmijëve u lejohet të ulen ku dhe si të duan dhe diskutimet midis tyre në klasë janë shumë inkurajuese. 

Fëmijëve u lejohet të lëvizin nëpër klasë, të marrin karrigen e tyre dhe ta vendosin ku të duan. Nëse duan ato mund të ulen në një divan dhe mund të mbajnë një laptop në prehrin e tyre. Në fakt, laptopat janë version i shkollës që zëvendëson dërrasën e zezë. Pjesa më e madhe e mësimeve të fëmijëve janë të krijuara për projekte në grup.

Kafeneja është vendi ku nxënësit dhe mësuesit takohen si pjesë e procesit të mësimit. Gjithashtu salla e ngrënies përdoret edhe për performanca, takime dhe festa.

Ambientet e hapura të shkollës janë posaçërisht të dizenjuara për të ju dhënë fëmijëve hapësirë për të lëvizur. Është e ndarë në zona të ndryshme për nxënësit e shkollës fillore dhe për nxënësit e 9-vjeçares.

Në mbrëmje, shkolla kthehet në një qendër sportive dhe edukative për të gjithë qytetarët e lagjes.

Për dekorimin e pjesës së jashtme dhe të brendshme të godinës janë përdorur nga arkitektët materiale natyrale që ndihmojnë në krijimin e një atmosfere të ngrohtë dhe të rehatshme. Në zonat ku fëmijët luajnë dhe qëndrojnë, muret janë lyer me ngjyra të hapura. Secila klasë ka një ngjyrë të ndryshme në korridor, kështu që është e pamundur të humbasësh.

Ambientet e hapura të shkollës janë lidhur me kujdes me korridoret e brendshme dhe me zonat e përcaktuara për çdo grupmoshë. Dizenjuesit besojnë se çdo lloj barriere do t’i inkurajonte fëmijët të rebeloheshin kundër rregullave dhe ndarjeve të zonave të caktuara, prandaj edhe gjithë vendi është i hapur. Gjithashtu ka edhe kamera sigurie kudo.

Dritaret e mëdha të shkollës përballë rrugës japin një sens të lidhjes me botën e jashtme. Vendet ku fëmijët mund të ulen janë vendosur pranë dritareve, në mënyrë që fëmijët të mos ndjehen sikur janë të mbyllur midis katër mureve.

Në shkolla të tilla të cilat kanë rrjedhur nga modele tradicionale të edukimit, progresi edukativ i fëmijëve është shumë më i lartë, ndërkohë që edhe problemet psikologjike të fëmijëve janë më të reduktuara. Në të njëjtën kohë këto lloj shkollash moderne mund të transformojnë një lagje në një të vetme sepse ato ofrojnë një fokusim në aktivitete për gjithë komunitetin.

(Përshtati: Albina Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ardhmeshkolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Në kërkim të një fjale për vajzën time dhe gjeneratën e saj
Next Article Model testimi në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?