Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: 4 metoda mësimdhënieje që nxënësit të mos duan të largohen nga klasa
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

4 metoda mësimdhënieje që nxënësit të mos duan të largohen nga klasa

portalishkollor
Last updated: April 29, 2016 10:22 am
portalishkollor
Share
SHARE

Këto metoda mësimdhënieje janë aq efektive sa nxënësit do duan të mos largohen nga klasa. Provojini edhe ju.

1.      Metoda e dëshirës

Arsyeja pse disa mësues nuk arrijnë të tërheqin vëmendjen nxënësve të tyre është sepse ata bëjnë gabimin e zakonshëm “Rreth një teme”. Ky gabim është kur jepni mësim rreth një teme qoftë histori, kimi ose ndonjë lëndë tjetër në momentin që flisni rreth asaj teme ju humbisni vëmendjen e njerëzve.

Zgjidhja është: Jo të flasësh rreth asaj teme, por të mësosh studentët për atë temë. Kjo do të thotë që nxënësit të ndjejnë përfitimet që ju sillni gjatë mësimit. Kur tregoni një përfitim ju krijoni dëshirë. Dhe ku ka dëshirë normalisht që ka dhe vëmendje.

Kjo është një mënyrë se si të filloni këtë metodë. Fillimi është më e rëndësishmja. Nëse e filloni mësimdhënien në mënyrë të gabuar është shumë e vështirë të mbani vëmendjen e nxënësve. Kurrë mos e filloni me një “Mirëserdhet” të zakonshme ose “këtë do mësojmë sot”. Në vend të këtyre filloni me një shprehje.

Kjo shprehje do të tërhiqte vëmendjen e nxënësve se çfarë donit të nënkuptonit dhe do t’i bëjë ata më kurioz për të ju dëgjuar ju. Kjo shprehje është si një premtim. Do pyesni se çfarë premtimi ka shprehja. Nëse studioni mirë nxënësit tuaj, ju do të kuptoni çfarë duan të dinë ata dhe me të vërtetë që nxënësit janë të uritur për dije. Po ata kanë nevojë të shikojnë se çfarë përfitimesh kanë materialet tuaja mësimore.

2.      Ndjeni dhimbjen

Metoda e dytë poashtu efektive është t’i bësh nxënësit të ndjejnë dhimbjen e mungesës së përfitimit.

Dhimbja është mungesa e shprehjes. Kështu që nëse përfitimi është vëmendja, mungesa e vëmendjes është dhimbja. Mendojeni në këtë mënyrë: Nëse nxënësit kanë mungesë në materialet që duhet të mësojnë, çfarë pasojash mund të ketë? Pra si mund të mos ndikojë në të ardhmen e tyre të suksesshme mosmarrja e njohurive.

3.      Strategjia e Parashikimit: Si të krijosh një parashikim për kurrikulumin tuaj.

Ja ku është një ide strategjike mësimdhënieje brilante dhe efektive për ju: Krijoni një parashikim për kurrikulumin tuaj.

Shumë mësues e fillojnë vitin mësimor duke thënë, “Ky vit do jetë i mrekullueshëm, ku do të mësoni për…”. Një gabim tipik. Në vend të kësaj krijoni një përfitim, vlerë, dhimbje, mungesë dhe përfundojeni për shembull me një fjali të tillë: “por ju do të mësoni vetëm 4 sekretet e suksesit të lidershipittë George Washington në disa muaj”.

Me një fjali të tillë ju do i tërhiqni shumë vëmendjen nxënësve.

Mendoni si Hollivudi. Ata kurrë nuk shfaqin një film menjëherë, sepse kështu nuk do të fitonin vëmendjen e kërkuar. Gjithmonë ata shfaqin një shikim paraprak. Ju shkoni për të parë një film dhe para se të filloje filmi ju shikoni 5 filma të tjerë që do të shfaqen së shpejti. Më pas ata e shfaqin paraprakisht edhe në Youtube ose television dhe njerëzit presin me padurim që ta shikojnë.

4.      Një sekret i “egër” për mësimdhënie efektive. Mësoni me VAK (Nga anglishtja Vizuale, Audio, Kinesthetic)

Ka 3 mënyra kryesore për mësimdhënie: Vizuale, Audio dhe Praktikë.

Për të përdorur këto duhet të mësoni se tek cila mënyrë hyjnë nxënësit tuaj.

Vizualja është të parit, Audio është të dëgjuarit dhe Praktika është të ndjesh materialet me të cilat po punon dhe të mësosh duke punuar.

Që do të thotë që ambienti më i përshtatshëm mësimor nuk është vetëm të dëgjosh dhe të presësh sa të përfundojë ora mësimore. Ambienti më i mirë për të mësuar është kur nxënësit shikojnë, dëgjojnë dhe prekin materialet mësimore.

Prandaj videot e animuara dhe prezantimet janë bërë të modës kohët e fundit duke sjellë një mësimdhënie të re. Videot e animuara vijnë nga Vizualia dhe Audio dhe kur nxënësit krijojnë vetë në mes atyre të dyjave përfshihet edhe Praktika.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesnxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article ALBAS prezanton librin digjital në Prishtinë
Next Article 12-vjeçari rrëmbeu çmimin “Ylli në ngjitje” në ICT Awards
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?