Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Drejtuar Z. Kryetar të Bashkisë Tiranë: Ujërat e zeza mbulojnë rrugën, në trotuar s’kalohet!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Drejtuar Z. Kryetar të Bashkisë Tiranë: Ujërat e zeza mbulojnë rrugën, në trotuar s’kalohet!

portalishkollor
Last updated: February 18, 2016 9:20 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ankesat e shumta na detyrojnë t’ju shkruajmë një letër të hapur Z. Veliaj dhe në emër të atyre që nuk kanë zë apo që nuk i dëgjon njeri

Ujërat e zeza mbulojnë rrugën, ndërsa në trotuar nuk mund të kalohet! Kjo është pamja me të cilën përballen studentët e Fakultetit të Filologjikut çdo ditë. Të lodhur nga kjo situatë e cila nuk gjen zgjidhje prej vitesh ata i drejtohen Portalit Shkollor e cila është nje media që merret me problemet e studentëve dhe nxënësve.

Prej shumë vitesh ujërat e zeza vërshojnë të lira në Rrugën e Elbasanit duke shqetësuar studentët, pedagogët dhe banorët e lagjes. Në ditët me shi ujërat e zeza shpërndahen tej për tej rrugës, ndërsa makinat kalojnë me shpejtësi duke spërkatur me ujë të ndotur studentët, pedagogët, banorët e zonës, por edhe kalimtarët e rastit.

Është e kotë të mundohesh të kalosh në trotuar pasi ky pothuajse nuk ekziston. Në vend të tij janë ca shkallë, pak më tutje edhe një derë. “Derë në trotuar?! As në filma nuk kam parë, por ja ku e kemi”, shprehet një student. Kjo situatë është pikërisht pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranë ndërtesës ku strehohen diplomatët e huaj, pikërisht aty është kjo “diplomacia” jonë e varfër!

Kjo situatë bëhet akoma më e vështirë kur të gjithëve iu duhet të kalojnë në këtë anë të rrugës, nga krahu tjetër ku i ndalon transporti publik. Nuk ka vija të bardha, por kalojnë ashtu turmë, e nëpër fekale shkohet edhe në stacionin tjetër nëse iu duhet të shkojnë më tej në Sauk. Kjo përbën rrezik për qytetarët.

Takojmë një grup studentësh të veshur sport të cilët tentojnë të kalojnë në krahun tjetër për t’iu drejtuar kodrave të Liqenit Artificial. Kjo rrugë e ndotur është e vetmja hapsirë nëpërmjet të cilës mund të shkohet të Liqeni Artificial. “Kalojmë çdo ditë këtu, është e tmerrshme, askush nuk kujdeset për këtë, kjo është e dëmshme për të gjithë ne”, shprehen studentët.

Pasi studentët e ngriten këtë shqetësim në redaksinë e Portalit Shkollor ne menduam të bisedojmë edhe me banorët e zonës. A i shqetëson kjo situatë ata? Sigurisht që po. Kjo situatë ka vite që vijon dhe askush nuk mundohet t’i japë një zgjidhje. “Jemi ankuar pranë njësisë minibashkiake, na kanë thë se do të zgjidhet, por se dimë se kur do të ndodhë kjo”, shprehet një banore e zonës.

Trotuari është pushtuar. Kushdo që kalon aty kupton se trotuari nuk është më për të kaluar qytetarët, por në të mund të ndërtosh shkallë, dyer, lokale, ballkone… ndonjëherë mund edhe të parkosh makinën! Po këmbësorët ku do të kalojnë?

Hidhini një sy nëse doni Z. Kryebashkiak i Tiranës edhe ju zonja ministre e Arsimit dhe Sportit apo kushdo që është përgjegjës pasi ky është një shqetësim për studentët dhe jo vetëm,  duke qenë se ujrat e zeza, më të lira se kurrë kanë ‘populluar’ rrugën kryesore të njohur si Rruga e Elbasanit.

Kjo zonë i përket njësisë minibashkiake numër 2. Kjo njësi administrative përfshin Qytetin Studenti dhe Saukun. Shpresojmë që ju të mund t’i jepni zgjidhje këtij problemi që shqetëson qytetarët dhe studentët.

Ankesat e shumta na detyrojnë t’ju shkruajmë një letër të hapur Z. Veliaj dhe në emër të atyre që nuk kanë zë apo që nuk i dëgjon njeri. Do t’ju luteshim që paralel me projektet artistike për të kënaqur estetikisht qytetarët e Tiranës, të mendonit edhe për shëndetin e tyre.

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Emërtimet e gabuara nëpër rrugët tona
Next Article Sot testimi për 16750 mësues në 13 Drejtori Arsimore në vend
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?