Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” ekspozitë në ministri
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” ekspozitë në ministri

portalishkollor
Last updated: December 5, 2015 1:41 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“Jo Dhunës në Familje”. Me këtë tematikë nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali”, në kryeqytet, sollën ekspozitën e tyre në Ministrinë e Integrimit Europian.

Nën kujdesin e veçantë të Ministres, Klajda Gjosha, e cila ka në patronazh këtë shkollë, pikturat e nxënësve përcollën mesazhe të solidaritetit, respektimit të të drejtave të njeriut.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, drejtoresha e shkollës dhe mësuesit që u kujdesën për përgatitjen e kësaj ekspozite, e cila vjen në kuadër të 16 Ditëve Portokalli për rritjen e sensibilizimit ndaj fenomenit të Dhunës në Familje.

“Unë jam shumë e kënaqur dhe e emocionuar që si ish nxënëse e Ismail Qemalit, sot mirëpres këtë grup nxënësish të talentuar në Ministrinë e Integrimit, ku na japin kënaqësinë e kësaj ekspozite, me këto piktura të mrekullueshme, të realizuara me një tematikë kaq aktuale sa është ajo e Dhunës në Familje”, u shpreh Ministrja Gjosha.

Ministrja theksoi se ky është mesazhi më i mirë që mund të merret sot për çdo familje shqiptare. “Janë pikërisht këta të rinj, që sot na ftojnë për më shumë sensibilizim me pikturat e tyre. Nëpërmjet jush, artit tuaj ne sot shkojmë në çdo familje shqiptare, për më shumë solidaritet e dashuri, respekt të lirisë së tjetrit”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja së bashku me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës ofruan mbështetje maksimale për iniciativa të tilla, që përfshijnë të rinjtë, duke na bërë të gjithëve më të ndjeshëm ndaj fenomeneve sociale. 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Një orë mësimi me mësuesen Brikena Zdrava…
Next Article Digjitalizimi dhe një orë me “deputetët” e klasës së 10-B
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?