Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Urdhri i ri: Asnjë foto të nxënësve në rrjetet sociale, procedohen drejtuesit që shkelin rregulloren
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Urdhri i ri: Asnjë foto të nxënësve në rrjetet sociale, procedohen drejtuesit që shkelin rregulloren

portalishkollor
Last updated: November 16, 2021 8:36 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Nuk do të lejohet më që shkollat të publikojnë foto të fëmijëve pa u marrë leje atyre ose prindërve të tyre, kjo sipas një rregulloreje të Kodit Civil. Drejtuesit e shkollave apo çdokush që menaxhon rrjetet sociale të institucioneve arsimore nuk do ta kenë të lehtë publikimin e aktiviteteve të shkollës.

Vitet e fundit është kthyer në trend publikimi në rrjetet sociale i aktiviteteve që kryhen në shkollë, pa marrë kurrfarë miratimi paraprak nga prindërit e nxënësve e madje as të vetë fëmijës.

Por një gjë e tillë nuk do të lejohet më. Drejtuesit e shkollave apo çdokush që menaxhon rrjetet sociale të institucioneve arsimore nuk do ta kenë të lehtë publikimin e aktiviteteve të shkollës në rrjete sociale.

Ata duhet të mendohen dy herë, nëse ajo që do ta shikojnë të gjithë në “Facebook”, “Instagram” a gjetkë bie ndesh me rregulloren “Për administrimin dhe publikimin e materialeve në rrjetet sociale nga drejtuesit e institucioneve arsimore parauniversitare”. 

Dokumenti i firmosur në 2 nëntor synon marrjen e masave për të parandaluar cenimin e privatësisë së fëmijës. Nuk janë të pakta rastet kur mësues e drejtues shkolle që përdorin fëmijët, nga ata të çerdhes deri në gjimnaz, për të promovuar institucionin.

KUFIZIMET

Fillimisht çdo shkollë që ka një llogari të sajën në rrjetet sociale duhet të zyrtarizohet, duke e specifikuar fill pas emrit që bart institucioni arsimor fjalën “zyrtare”. Së dyti, duhet të jenë vetëm drejtuesit e shkollave ata që administrojnë rrjetin, jo një person çfarëdo, sipas dokumentit në fjalë. Dhe ajo që caktohet për t’u parë nga të gjithë duhet të jetë e mirëmenduar.

“Lejohet publikimi i aktivitetit që ka lidhje me procesin mësimor, veprimtaritë edukative të institucioneve dhe aktiviteteve të tjera të lidhura”, saktësohet në nenin 7 të rregullores (faksimile bashkëngjitur shkrimit) që flet për administrimin e rrjeteve sociale dhe që ndiqet nga neni 8, i cili numëron gjashtë ndalimet apo kufizimet.

E para ndalon rreptësisht publikimin e të dhënave si foto, filmime të fëmijëve pa miratimin e prindit apo personit që gëzon përgjegjësinë prindërore. Nëse ndodh, çdo foto a video duhet punuar duke sfumuar fytyrat e fëmijëve dhe pa vendosur emrin apo ndonjë të dhënë identifikuese.

Në këtë nen ngarkohen me përgjegjësi, përveç drejtuesit të shkollës, edhe stafi mësimor, për fotot e marra nën drejtimin e tyre apo të materialeve të tjera që publikohen. Materialet me karakter diskriminues gjithashtu bëjnë pjesë në listën e gjërave të ndaluara për publikim në rrjete sociale. Këtë rregullore duhet ta kenë parasysh të gjithë.

Mosnjohja e saj nuk mund të shërbejë si arsyetim për t’iu shmangur përgjegjësisë. Ndërsa mosrespektimi i saj është mjaftueshëm për të nisur procedim disiplinor, qoftë për drejtuesin e shkollës apo mësuesit që shkelin rregulloren.

“Mosrespektimi i rregullores sipas parashikimeve të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë ngarkon me përgjegjësi civile dhe administrative institucionin arsimor përkatës. Të dëmtuarit i lind e drejta e kërkimit të një kompensimi financiar për dëmin e shkaktuar”, nënvizohet në dokumentin e firmosur nga drejtori i përgjithshëm i arsimit parauniversitar, Selman Hodaj.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:asnje foto te nxenesvekufizimene rrjete socialeurdher i ri
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Psikologia Nafie Sylejmani: Disa metoda për të ushqyer fëmijët kur ata refuzojnë të hanë
Next Article Ministrja Nagavci prezanton tekstin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I në shkollën shqipe në Zvicër
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?