Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Feride Uka, nxënësja e parë që ka shpalosur idetë për përmirësimin e gjendjes arsimore në Kosovë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Feride Uka, nxënësja e parë që ka shpalosur idetë për përmirësimin e gjendjes arsimore në Kosovë

portalishkollor
Last updated: November 12, 2021 8:05 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Feride Uka, nga Vushtrria, ka krijuar një webfaqe për Arsimin në Kosovë. Nxënësja studion në gjimnazin matematikor në Prishtinë. Kohën e lirë e kalon duke programuar, është tip studioz, dhe i pëlqen të lexojë libra dhe të shikojë filma. Si synim ka të studiojë në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike në një vend të huaj nëse i ofrohet ndonjë bursë, por prapë nuk përjashton mundësinë e vazhdimit të shkollimit në Kosovë.  

Krijimi i webfaqes i ka ardhur si ide shumë spontane. Feride Uka ka thënë për Portalin Shkollor se arsimi është dega kryesore e një shteti. Por, ajo mendon se në Kosovë nuk diskutohet aq sa duhet. Kështu që përmes web faqes që ka krijuar është munduar të japë ide në mënyrë që të ndikojë sadopak në Arsimin në Kosovë, gjë që nxënësja konstaton se prapëseprapë nuk është arritur.

Nxënësja, duke marrë parasysh eksperiencën në shkollë fillore dhe në gjimnaz, mendon se vlerësimi i nxënësve me teste nuk është aspak një metodë efektive dhe e demoralizon nxënësin jashtë mase. Gjithashtu, një ndër mënyrat që mësimdhënësit përdorin më së shumti është mësimi teorik, ku japin jashtëzakonisht shumë teori për të mësuar dhe nuk i kushtojnë rëndësi metodës praktike.

Në webfaqe nxënësja e talentuar ka përshkruar gjendjen momentale të arsimit në Kosovë, duke konstatuar se sistemi arsimor i Republikës së Kosovës është jo i duhur dhe jo efikas. Si rezultat, Kosova renditjet në garat dhe në fushën e arsimit i ka shumë të ulëta dhe jo reale në relacion me inteligjencën dhe kapacitetin e popullit kosovar. 

“Për sistem më të mirë arsimor duhet të bëhen ndryshime rrënjësore në metodologjinë e mësimdhënies, e cila bazohet në memorizim dhe mësim mekanik. Kjo metodologji duhet të zëvendësohet me një metodologji që bazohet në të menduarit kritik dhe në një ambient mësimor, ku raporti mësues-nxënës është konstruktiv dhe kooperativ”, shkruan Feridja në web faqen e saj.

Për më shumë, ka shprehur edhe ide dhe propozime për përmirësimin e gjendjes së arsimit në Kosovë. Disa nga idetë e saj janë:

Ndryshime në udhëzime administrative- MASHT

a) Masa disiplinore më të mira për nxënësit

b) Masa për prindër, në rast se nxënësit nuk i përfillin rregullat shkollore

c) Pranimi i punëtoreve të arsimit sipas aftësive profesionale dhe shkollimit adekuat

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:feride ukaideKosovenxeneseprojekt
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article 10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent
Next Article Libri VS filmi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?