Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: 10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent

portalishkollor
Last updated: November 12, 2021 8:00 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Vitet e adoleshencës janë famëkeqe për dashuritë e para, thyerjet e zemrës, momentet e ndjera aq thellë sa mendon se do të zgjasin përgjithmonë. Siç e dimë ne të rriturit, ato momente mbarojnë, dhe – për mirë ose për keq – ne jemi të mbërthyer me kujtimet.

Nëse po kërkoni të bëni një udhëtim në botën rinore të ngjarjeve të shkollës së mesme dhe sprovave dhe mundimeve të të qenit adoleshent, ne kemi vetëm listën për ju. 

1. Për të gjithë djemtë që kam dashur më parë (To All The Boys I’ve Loved Before)

Lara është një nxënëse e shkollës së mesme, dëshirat e së cilës fshihen në letra dashurie të padërguara, në një kuti – derisa motra e saj e vogël i dërgon të gjitha. Duke lundruar në pasojat romantike ajo krijon një marrëdhënie të rreme me djalin më të çuditshëm, Peterin.

2. John Tucker duhet të vdesë (John Tucker Must Die)

Ky film është një komedi romantike adoleshente e vitit 2006, në të cilën tri vajza mësojnë se ylli i basketbollit të shkollës së mesme, John Tucker, po takohet njëkohësisht me të gjitha. Kështu të tria vajzat bashkohen për ta rrëzuar atë. Pasi disa nga tentimet dështojnë, ato kërkojnë një shoqe klase për ta udhëhequr dhe për të thyer zemrën e tij.

3. Urrejtja që jep (The Hate U Give)

Bazuar në romanin e Angie Thomas, ky film përshkruan jetën e 16-vjeçares Starr Carter pas vrasjes së shokut të saj të fëmijërisë nga një oficer policie.

4. Vajzat e liga (Mean Girls)

Kejdi është një fëmijë e shkolluar në shtëpi, e cila i bashkohet një shkolle të mesme amerikane kur familja e saj zhvendoset nga Afrika. Ajo bëhet pjesë e grupit më të famshëm të shkollës, grup i udhëhequr nga “përrallorja, por e keqe” Regina George. Nëse dëshironi të shikoni një film për miqësinë, turpërimin dhe hierarkitë e shkollave të mesme, ky është i duhuri.

5. Me dashuri, Simoni (Love, Simon)

Një student introvert i shkollës së mesme bie në dashuri me një person klase anonim përmes emailit. Kur një nxënës gjen emailet dhe fillon të shantazhojë Simonin, ai detyrohet të përballet me të vërtetat për miqësinë e tij, familjen dhe identitetin e tij.

6. 10 gjërat që i urrej te ti (10 Things I Hate About You)

“Ka një ndryshim midis pëlqimit dhe dashurisë. Sepse më pëlqejnë këpucët e mia, por e dashuroj çantën time të shpinës Prada.” Nëse vetë Shekspiri shkroi komedi për adoleshencë, ai nuk mund të vinte me vargje kaq të mira. Bianka është vajza e pasur popullore që lejohet të dalë në takime vetëm kur “shtriga e saj e urryer”, motra më e madhe Kat del gjithashtu. 

7. Spider-Man: Kthimi në shtëpi (Spider-Man: Homecoming)

Me identitetin e Spider-Man-it të zbuluar tani, Peter Parker nuk është më në gjendje të bëjë jetën e tij normale nga rreziku i lartë i të qenit një superhero. Kur Peter kërkon ndihmë nga Doctor Strange, gjithçka bëhet edhe më e rrezikshme, duke e detyruar atë të zbulojë se çfarë do të thotë me të vërtetë të jesh Spider-Man.

8. Aventurat e dados (Adventures In Babysitting)

E zhgënjyer nga i dashuri i saj, nxënësja e shkollës së mesme Chris Parker pranon të kujdeset për tre fëmijë. Pasi merr një telefonatë të dëshpëruar nga mikesha Brenda, ajo bashkë me fëmijët që përkujdeset, niset në një aventurë për të shkuar në  qendër të Çikagos.

9. Te jesh 17 vjeç (The Edge Of Seventeen)

Gjithçka ka qenë tatëpjetë për Nadinë që kur i vdiq babai, vëllai i saj i madh u shndërrua në një shakaxhi të pashëm dhe, për t’i bërë gjërat edhe më të vështira, filloi të takohej me shoqen e saj më të mirë. 

10. Klasa e tetë (Eighth Grade)

Pak filma kapin me kaq sukses bezdinë dhe ankthin e të qenit adoleshent. Kayla nuk ka vetëbesim dhe përkulet nën peshën e emocioneve të saj ndërsa përpiqet të kalojë sa më mirë në javën e saj të fundit të klasës së tetë. Skenari i Burnham-it është veçanërisht i mprehtë në kapjen e asaj që do të thotë të jesh adoleshent në epokën e internetit – vlogimit, medieve sociale dhe telefonat inteligjentë janë një prani pothuajse e vazhdueshme.

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:10 filma per adoleshenteALBAS
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Thëniet më të bukura që përshkruajnë mësuesin/en
Next Article Feride Uka, nxënësja e parë që ka shpalosur idetë për përmirësimin e gjendjes arsimore në Kosovë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?