Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: MAS: Vitin e ardhshëm, pagat e mësuesve dhe punonjësve psikosocialë rriten me 6% (2021)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

MAS: Vitin e ardhshëm, pagat e mësuesve dhe punonjësve psikosocialë rriten me 6% (2021)

portalishkollor
Last updated: October 22, 2021 1:10 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja Evis Kushi ka dhënë lajmin se vitin e ardhshëm, pagat e mësuesve dhe punonjësve psikosocialë rriten me 6%. Do të ketë buxhet të dedikuar gjithashtu për ndërkombëtarizimin e universiteteve.

Në një komunikim për media pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi ka dhënë lajmin e mirë se vitin e ardhshëm pagat e mësuesve do të rriten me 6%, teksa nga kjo rritje do të përfitojnë edhe punonjësit psikosocialë.

“Së pari, unë dua të ndaj me ju lajmin shumë të mirë për të gjithë mësuesit dhe mësueset në të gjithë Shqipërinë për rritjen e pagave vitin e ardhshëm me 6%. Është një premtim i mbajtur, ne dhe në mandatet e kaluara e kemi rritur pagën e mësuesve herë pas here dhe këtë herë është hapi i parë i premtimit tonë që brenda këtij mandati, pagat e mësuesve të rriten me masën 40%. Për herë të parë në këto vitet e fundit, pagat nuk po rriten vetëm për mësuesit, por edhe për punonjësit psikosocialë në shkollat tona. Janë gjithsej 600 punonjës psikosocialë që japin një kontribut shumë të rëndësishëm në mbështetje të nxënësve dhe të mësuesve, sidomos gjatë periudhës së pandemisë kontributi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm dhe prandaj mirënjohjen, ashtu edhe sikurse për mësuesit dhe mësueset, edhe për punonjësit psikosocialë ne e shprehim jo vetëm me fjalë, por edhe me mbështetje financiare”, u shpreh Ministrja Kushi.

Në kuadër të arsimit të lartë, Kushi ka dhënë lajm të mirë gjithashtu: “Ndërkohë, që lajme të mira me këtë buxhet vijnë edhe për arsimin e lartë. Siç e dini, një ndër objektivat tanë, nga prioritetet tona për arsimin e lartë është ndërkombëtarizimi i universiteteve me qëllimin final rritjen e cilësisë në arsimin tonë të lartë dhe dhënien e vlerës së vërtetë të diplomave në mënyrë që të diplomuarit tanë të kenë aftësi të konkurrueshme me te rinjtë dhe të rejat në Bashkimin Europian dhe më gjërë”, tha ajo ndërsa nënvizoi se do të ketë një buxhet të dedikuar për të mbështetur këto projekte të universiteteve, projektet e bashkëpunimit me universitetet më prestigjoze europiane dhe botërore.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:MASpagat e mesuesverriten 6%vitin e ardhshem
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Domethënia e vizatimit të kafshëve të ndryshme nga fëmijët e moshës 5-6 vjeçare
Next Article Bardhyl Musai: Mësimi i bazuar në projekte 
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?