Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Loja, gjuha kryesore e fëmijës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Loja, gjuha kryesore e fëmijës

portalishkollor
Last updated: January 8, 2020 12:08 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Prindërit apo edukatorët shpeshherë ndihen të dyjëzuar rreth mënyrës sesi duhet të sillen me fëmijën. Sigurisht, këshillat më të mira nuk mund të vijnë në formë manuali, por disa këshilla të cilat vijnë nga eksperiencat praktike, janë të nevojshme.

Kontakti fizik me fëmijën është i rëndësishëm, një përqafim, një puthje ofron ndjenjën e sigurisë. Ky kontakt më së miri realizohet përmes lojës. 

Loja:

■ I largoni fëmijët nga tema specifike të vështira

■ U siguroni atyre një kanal përmes të cilit (vizatimi, vallëzimi, aktrimi) ata mund të lëshojnë një pjesë të peshës që mbajnë

■ Ju ndihmon të normalizoni situatën 

■ Forconi marrëdhënien tuaj me ta

Loja është gjuha kryesore e fëmijës. Çdo fëmijë ka nevojë për një lojë. Ai nuk ka nevojë për lodra. Është mjaftueshëm kreativ vetë, por ka nevojë të luajë (mundësisht me baltë, me rërë, me mjete rrethanore), sepse fëmija në gjenezë ka nevojë të ndihet i lirë, njësh me natyrën. Mjafton t’i ofroni një ambient të sigurtë, ku kontakti njerëzor është i shëndetshëm. 

■ Duke luajtur me ta, ju normalizoni çdo situatë me fëmijët 

■ Ju forconi marrëdhënien me ta

■ Por ju ndihmoni gjithashtu veten 

Nëse nuk keni durim ose kapacitet, mos ua prishni argëtimin, thjesht lejini ata të lirë. Lejoni që fëmija juaj t’ju gëzojë dhe t’ju bëjë të qeshni. 

Largojini fëmijët nga lajmet që mund t’i lëndojnë

Është e rëndësishme të mbrojmë fëmijët nga pamjet dhe lajmet tronditëse që ndjellin dhembje, trishtim, humbje, dëmtim. Ata janë si sfungjerë që thithin gjithçka. 

Bisedat dhe shpjegimet janë të rëndësishme, por shembulli dhe përvoja janë shumë më tepër. Pyesni fëmijët si ndihen, por jo gjithmonë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nëse është e qartë që nuk janë mirë, mos i lëndoni me pyetje boshe retorike. 

Jini të vetëdijshëm se shumë fëmijë mund të kenë edhe disa reagime shqetësuese, të shfaqin shenja zemërimi aty ku nuk pritet. Ndaj, normalizojeni situatën dhe jepni një shembull nga vetja juaj, kur edhe ju jeni sjellë çuditshëm, duke përdorur nota të lehta humori, por kurrsesi tallëse. Kujdesuni për fëmijën, ndiqni të gjitha reagimet që mund t’ju frikësojnë, por mos kërkoni patologji aty ku nuk ka. 

Gjatë gjithë kohës, kudo që të mundeni, edhe nëse po kaloni kohën më të vështirë, kujtojini atij se është i mirë dhe i mbarë. Fuqëzoni fëmijë tuaj! Ai është perfekt ashtu siç është. 

✿ Vëzhgoni, respektoni dhe mos injoroni atë që po kalon një fëmijë afër jush. Kërkoni një kanal komunikimi, të përshtatshëm për të.

✿ Normalizoni reagimet e papërshtatshme të fëmijës. Mos kërkoni “patologji” tek fëmija. Nëse keni një fëmijë me aftësi të kufizuara, ata do të kenë nevojë për mbështetje shtesë.

Fëmijët megjithëse të vegjël, priren të “marrin përgjegjësi” dhe të zhvillojnë një ndjenjë faji atje ku nuk duhet. Në këtë pjesë duhet të tregoheni të kujdesshëm, sepse fëmijët e ndihmojnë vetveten. Kërkoni ndihmë nga fëmija juaj për gjëra të vogla. Kjo u jep atyre siguri në vete. Ata ndihen të fuqishëm dhe të dobishëm në këtë mënyrë. 

Mos harroni që përkrahja shpirtërore nuk vjen vetëm nga prindi, por edhe nga gjyshërit, xhaxhai, daja, tezja, shoku, edukatori, etj. Ndaj, të gjithë së bashku për një shoqëri të shëndetshme. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:gjuha kryesore e femijeslojaprinder
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Detyra pa bërë naze
Next Article Mesazhi i John Tapene për studentët
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?