Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Albas risjell tre tituj nga kolana e çmuar e klasikut për fëmijë Bedri Dedja
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Albas risjell tre tituj nga kolana e çmuar e klasikut për fëmijë Bedri Dedja

portalishkollor
Last updated: November 20, 2020 1:14 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në 90 vjetorin e lindjes, shkrimtari dhe akademiku shqiptar Bedri Dedja është dekoruar pas vdekjes me titullin “Urdhri i Lartë i Skënderbeut” nga presidenti Ilir Meta. Në po të njëjten ditë, shtëpia botuese Albas ka risjellë për lexuesit tre tituj nga kolana e çmuar e tij.

“Bedri Dedja, Klasiku për fëmijë”, ky ka qenë aktiviteti i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Librit dhe të Leximit, me rastin përkujtimor të 90-vjetorit të lindjes së këtij shkrimtari, ku u promovua edhe botimi i tre titujve të tij nga shtëpia botuese Albas!

ALBAS, ka çelur kolanën e veprave të këtij klasiku për fëmijë, me tre tituj “Një udhëtim i rrezikshëm”, “Aventurat e Fatbardh Pikaloshit” dhe “Presidenti i Planetit të Kuq”. 

Botuesja Rita Petro, në fjalën e saj ka shprehur kënaqësinë që Shtëpia Botuese Albas ka çelur kolanën e veprave të klasikut për fëmijë Bedri Dedja.

“Me shkrimtarin e madh për fëmijë dhe akademikun Bedri Dedja jam njohur që në kohën kur punoja në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor.  Më ka mbetur në mendje ai burrë që reflektonte një buzëqeshje gati-gati fëminore, po ashtu autoritetin që buronte nga aftësitë dhe kontributi i tij si didakt e psikolog.  Dhe nuk ka kënaqësi më të madhe që shtëpia jonë botuese ALBAS, ka çelur kolanën e veprave të këtij klasiku për fëmijë, me tre tituj: Një udhëtim i rrezikshëm; Aventurat e Fatbardh Pikaloshit; Presidenti i Planetit të Kuq”, është shprehur Rita Petro. 

Kjo ditë nderimesh për figurën e shquar të Bedri Dedës nisi në Presidencë ku u zhvillua ceremonia e dekorimit pas vdekjes teksa presidenti Ilir Meta i ka dhënë titullin “Urdhri i Lartë i Skënderbeut”.

Më pas në Qendrën Kombëtare të Librit, në prani të mediave të kulturës dhe dashamirësve të librit u zhvillua aktiviteti për çeljen  e kolanës së botimeve të Bedri Dedjes, ku drejtoresha e Qendrës, Alda Bardhyli theksoi vlerën e Bedri Dedjes si shkrimtar e si figure akademike. Mjaft mbresëlënëse ishte dhe fjala e Nora Malajt, Denata Toçes, Edlira Dedjes e cila solli mbresat e saj për mënyrën se si punonte i jati i saj, jo vetëm në drejtim të librave për fëmijë, që i kalonin kufijtë e ngushtë të realizmit socialist, por edhe për botimet e tij akademike si avangardë e mendimit shkencor. 

Bedri Deda ka dhënë kontribute te shquara si anëtar themelues i Akademisë së Shkencave dhe personalitet i veprimtarisë universitare, përfaqësues i shënjuar i shkencës së pedagogjisë e psikologjisë dhe si një prej figurave më të spikatura të letërsisë për fëmijë. Personaliteti dhe puna e tij e jashtëzakonshme bënë që, gjatë gjithë jetës së tij, Profesor Dedja të vlerësohej, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit. 

Ai ka qenë fitues i shumë çmimeve letrare dhe titujve, anëtar i kryesisë së Shoqatës Botërore të Psikologëve, Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Psikologëve, Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë si dhe anëtar i redaksisë për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar. 

Veprat e Profesor Dedjes, didaktika letrare, shkollore e universitare e tij i rezistuan kohërave, duke treguar se themelet e moralit, të psikologjisë, didaktikës dhe shkollës, janë po ato që nga lashtësia antike.

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASbedri dedjatituj te rinj
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Enxhi Kamxhiu, nxënësja e talentuar në art dhe në shkencë
Next Article Këshillim për arsimim dhe karrierë, hapet zyra e parë në Tiranë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?