Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Më 16 tetor nis trajnimi 9-mujor për brezin e dytë të aplikantëve, për drejtorë në detyrë dhe aspirantë për drejtues shkolle (2020)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Më 16 tetor nis trajnimi 9-mujor për brezin e dytë të aplikantëve, për drejtorë në detyrë dhe aspirantë për drejtues shkolle (2020)

portalishkollor
Last updated: October 15, 2020 1:07 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Plot 217 drejtues aktualë dhe aspirantë nga qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani – gati 5 herë më shumë se pjesëmarrësit në brezin e parë – do t’i nënshtrohen trajnimeve intensive nga ekspertë vendas e të huaj me qëllim zhvillimin e kapaciteteve të tyre menaxheriale.

Më 16 tetor, Shkolla e Drejtorëve do të nisë programin 9-mujor të trajnimit të detyrueshëm përgatitor për brezin e 2-të të aplikantëve për drejtorë në detyrë dhe aspirantë për drejtues shkolle.

Plot 217 drejtues aktualë dhe aspirantë nga qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani – gati 5 herë më shumë se pjesëmarrësit në brezin e parë – do t’i nënshtrohen trajnimeve intensive nga ekspertë vendas e të huaj me qëllim zhvillimin e kapaciteteve të tyre menaxheriale. 

Ky fakt u bë i njohur në aktivitetin e zhvilluar pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ku morën pjesë Ministrja Evis Kushi, Anëtarë të Bordit Drejtues dhe Bashkë-Drejtorë Ekzekutivë të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), ekspertë të huaj, Alumni të Shkollës së Drejtorëve etj. 

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Kushi nënvizoi se programi në fjalë mbështetet tek një prej modeleve më të mira ndërkombëtare duke rritur më tej kualifikimin dhe efiçiencën e drejtorëve aktualë dhe aspirantëve për drejtues të institucioneve shkollore në një kohë të pazakontë kur pandemia ka mbërthyer gjithë globin. Ministrja Kushi nënvizoi gjithashtu se projekti “është njëkohësisht një udhërrëfyes shumë i mirë në plan afatgjatë për politikat e gjithëpërfshirjes dhe zhvillimin e mëtejshëm të reformave e prioriteteve që MASR  ka”. 

Në fund, Ministrja Kushi nuk la pa përmendur dhe falënderuar edhe Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), mbështetësi i këtij projekti dhe një prej partnerëve kryesorë të MASR në fushën e arsimit: 

“Falë mbështetjes edhe të këtij projekti, AADF dëshmon edhe njëherë se është një prej partnerëvë më të rëndësishëm të MASR për një sërë projektesh me vlerë në fushën e arsimit. Mirënjohje për kontributin tuaj të vazhdueshëm!” – tha ajo.

N. AllkjaBiçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:aplikante per drejtoredrejtore ne detyretrajnimi 9 mujor
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article I dua dy prindër si ju…
Next Article Sjelljet që absolutisht duhen evituar në marrëdhënien me fëmijën tuaj
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?