Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Fan Noli, ky student i përjetshëm
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Fan Noli, ky student i përjetshëm

portalishkollor
Last updated: October 10, 2020 12:23 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Fan Noli ka përfunduar 5 universitete, dhe nuk reshti së studiuari deri në fund të jetës së tij. Është vërtet interesante jeta e tij mes librash.

Nisi Universitetin e Harvardit në moshën 30 vjeçare ku diplomohet “Bachelor of Arts”. 

Në moshën 55 vjeçare mbaroi studimet në Konservtorin e Bostonit për kompozicion në një varg veprash simfonike. 

Një vit më pas, në moshën 56 vjeçare, diplomohet për Muzik në konservatorin e Bostonit. 

Në moshën 63 vjeçare, pas një pune kolosale prej 7 vitesh, ai mbron me sukses doktoraturën në Universitetin e Bostonit ku dhe merr gradën doktor në Filozofi. 

Duket sikur pas kësaj ai do ta mbyllte kapitullin e shkollimit. Por jo! Për afro dy dekada ai shkruan e boton, veçanërisht në gjuhën angleze, një sërë veprash teologjike – kishtare, prej mijëra faqesh. Ndër to spikat përkthimi i Dhiatës së Re (1961) e më pas “Psalmet” e Dhiatës së vjetër. 

Tek Psalmet përveç greqishtes dhe hebraishtes atij i duhej aramaishtja, një gjuhë në atë kohë në zhdukje e sipër. Studimin autodidakt, ai e quajti të pamjaftueshëm ndaj rregjistrohet në Fakultetin e gjuhëve të Lashta të Lindjes, në Harvard. 

Nis universitetin në moshën 81 vjeçare. Universiteti vendos ti ofrojë studimet në dy gjuhë, hebraisht dhe aramaisht në të njëjtën kohë. 

Bill Gulinari tregon: Një ditë e pashë në rrugë dhe ndalova me makinë ta përshëndesja. 

– Hirësia juaj a doni t’ju çoj gjëkundi

– Po, – më tha, – më çoni në shkollë. 

– Në shkollë?! – u habita unë.  Ju tani mësoni të tjerët! 

– Të diturit s’ka fund dhe ai, ashtu si Sokrati që u plak duke mësuar. 

– Po ç’ju duhet aramaishtja, Hirësi?

– Epo unë së shpejti do të shkoj tek Perëndia e më duhet ti flas me gjuhën e tij. 

Krahas ndjekjes së Universitetit të ri, ai vazhdonte përkthimin e Psalmeve, i cili ishte një përkthim shumë kompleks që nuk kërkonte vetëm njohuri gjuhësore, por edhe njohuri të tjera teologjike, fetare dhe shkencore. 

Ky është edhe libri i fundit i Nolit, këtij kolosi të botës shqiptare, i cili, sa qe gjallë, vetëm studioi  dhe u ndje përgjithmonë student.

Pershtati Orjeta Buneci

N. Allkja Biçaku  

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:fan noliorjeta bunecistudent i perjetshem
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Hakuna Matata, filozofia optimiste e të jetuarit me besim dhe pa kokëçarje
Next Article Shkrimi i dorës, art drejt humbjes?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?