Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Dhurata Kasa: Nuk ka njerëz më të guximshëm se MËSUESIT!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Dhurata Kasa: Nuk ka njerëz më të guximshëm se MËSUESIT!

portalishkollor
Last updated: September 13, 2020 7:13 am
portalishkollor
Share
SHARE

Askush më mirë se ne nuk e prek realitetin tonë me frymë e zë, por pavarësisht ne luftojmë që të gjithëve jeta t’u bëhet më e bukur, më e dashur, më e lehtë. Prandaj ne jemi të guximshëm se u ofrojmë nxënësve më shumë dashuri një jetë që për ta mbetet më e bukura.

Nuk do flas me fjalë të mëdha, as me super lativa, do qartësoj thjesht disa realitete!

Mësuesit kanë mbajtur barrën e shoqërisë jo vetëm sot, në këtë kohë të jashtëzakonshme, por që në lashtësi e deri sa bota u bë!

Por këtë e tërë bota e kuptoi dhe përforcoi më shumë në kohën e pandemisë. Fillimisht erdhi përshtatja me mësimin online, e më pas trauma e prindërve kur kuptuan vërtet çdo të thotë të mësosh fëmijët. Deri para kësaj, puna e mësuesit nuk kuptohej në thellësinë e saj, kishte një barrierë mes asaj çfarë ndodhte në klasë e gjendjes në shtëpi. Gjatë kovidit barriera u thye, prindërit panë, dëgjuan, asistuan në angazhimin online të vetë fëmijëve të tyre. Për asnjë çast puna e mësuesit nuk ndaloi, nga ana tjetër për herë të parë prindërit prekën mësimin online, dëgjuan live bashkëpunimin e fëmijëve të tyre me mësuesit. Pas saj erdhi pjesa më e vështirë, menaxhimi i kohës së fëmijëve, të mbyllur. Ndaj mësimi ishte ilaçi dhe fuqia energjike që i mbajti ata në një jetë aktive brenda mureve. Kjo buroi dhe u realizua nga armata e madhe e mësuesve, nga fuqia dhe inteligjenca e tyre intelektuale. Me një lap-top mësuesi në kushte të vështira teknike, mbase edhe të panjohura ofroi zërin e tij në video, audio apo mësime me regjistrim duke i punuar vetë, kështu ata u bënë shembull i sfidës së situatave pa rrugëdalje, dhe një shembull frymëzimi për të gjithë. Nxënësit punuan, ndërkohë prindërit mësuan se çfarë fuqie është shkolla. Mësuesit nuk e lanë njerëzimin të bjerë nën letargjinë e kovidit, por bënë që kovidi vetëm arsimin të mos e ndali dot.

Për 3 muaj gjithçka ndaloi, ekonomia, turizmi, bujqësia, transporti, arti, shkenca, të gjitha pushuan së vepruari ndërsa fëmijët, nxënësit, studentët, jo! E kjo, falë energjisë së mësuesve që nuk shteron, këtyre heronjve të heshtur.

Edhe sot në ditën e fundit shikoj përgatitjet si në një ditë normale. Me plane të dorëzuara, lista nxënësish të përfunduara e klasa të sistemuara. Mësuesit të heshtur, të palodhur, të shpejtë në zbatimin e udhëzimeve të drejtuesve të shkollave shumë pozitive e komunikuese (përvoja e shkollës sime), po realizojnë në një situatë tepër të vështirë një proces normal si çdo shtator.

Po ata nuk kanë frikë nga COVID-19? Sigurisht që po, por ata kanë një as nën mëngë që ua ka ushqyer profesioni, GUXIMIN!

Ne guxojmë në reformimin e një mentaliteti të vazhdueshëm çdo ditë sepse u japim dije në çdo kohë të gjithë faktorëve të dëshiruar ose jo, sepse kjo për ne është mision.

Ne bëjmë mësim me çdo nxënës duke unifikuar problemet e tyre sociale dhe ekonomike në emër të barazisë dhe humanizmit. Askush më mirë se ne nuk e prek realitetin tonë me frymë e zë, por pavarësisht ne luftojmë që të gjithëve jeta t’u bëhet më e bukur, më e dashur, më e lehtë. Prandaj ne jemi të guximshëm se u ofrojmë nxënësve më shumë dashuri një jetë që për ta mbetet më e bukura.

Mbase jemi me fat!

Suksese o GUXIMTARË!

Dhurata Kasa

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dhurata kasamesueste guximshem
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Poezi nga nxënësja Doratea Preni “Covid-19, larg nga ne”
Next Article “Ju lutem mos i bërtisni”, letra emocionuese e një nëne për mësuesen e djalit të saj
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?