Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Pranimet në degën e mësuesisë, shtyhet për vitin akademik 2021-2022 rritja e mesatares mbi 8-të
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Pranimet në degën e mësuesisë, shtyhet për vitin akademik 2021-2022 rritja e mesatares mbi 8-të

portalishkollor
Last updated: June 19, 2020 12:09 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Për vitin akademik 2021-2022 të interesuarit për degën e mësuesisë nuk do të pranohen në universitet pa pasur mesataren 8-të. Por në një vendim të fundit të qeverisë vërehet se për vitin 2020-2021 mesatarja për t’u pranuar në këtë degë nuk do të ndryshojë, ndryshe nga ç’u paralajmërua në 2019-tën.

Fitimi i të drejtës së studimit për degën e mësuesisë do të bëhet më i vështirë. Për vitin akademik 2021-2022 nxënësit duhet ta kenë mesataren 8 për të konkurruar në këtë degë. Kjo gjë është bërë e ditur në sajë të një vendimi të qeverisë në fillim të këtij muaji (3 qershor). 

Por në këtë vendim të fundit të qeverisë vërehet se për vitin 2020-2021 mesatarja për t’u pranuar në këtë degë nuk do të ndryshojë, pra do të vazhdojë të jetë 7.5, ndryshe nga ç’u paralajmërua në 2019-tën. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, vitin e shkuar në një seancë plenare paralajmëroi këtë ndryshim me synimin e përmirësimit të cilësisë së studentëve (Shih këtu). 

Në vendimin për përcaktimin e notës mesatare për “Pranimet në Universitet për vitin akademik 2020-2021”, thuhet se të gjithë maturantët me notën mesatare 6.5 kanë të drejtë të konkurrojnë për në universitet, përveç atyre të cilët do të vazhdojnë degën e mësuesisë ose gjuhët e huaja të cilët përkatësisht duhet ta kenë notën mesatare 7.5 dhe 7.  

Nota mesatare për pranimin në shkollën e lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë dhe  notave të provimeve të Maturës Shtetërore.

Sipas vendimit përjashtohen nga detyrimi i plotësimit të kriterit të notës mesatare kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve në fushën e artit dhe të sportit, si dhe kandidatët me origjinë shqiptare nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci. 

Në rastet e transferimit të studimeve nga brenda apo jashtë vendit, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit, brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave të vitit akademik që studenti është pranuar në institucionin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016–2017 dhe në vijim.

Ky është vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave, i datës 3.06.2020,  përsa i takon mesatares së pranimeve në universitet për dy vitet e ardhshme:

Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesuesishtyrjeuniversitetviti akademik
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Natasha Poroçani: Një tekst për një test, aplikim mbi një fragment nga Kuteli
Next Article Të dështosh deri në sukses, historia e studentit nga Korça i cili realizoi një ëndërr
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?