Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ministrja Shahini: “Punë ditësh, vendimi final për mbylljen e vitit shkollor. Kemi gati të gjithë skenarët” (viti 2020)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ministrja Shahini: “Punë ditësh, vendimi final për mbylljen e vitit shkollor. Kemi gati të gjithë skenarët” (viti 2020)

portalishkollor
Last updated: April 23, 2020 11:34 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja Besa Shahini përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin e saj social ka folur në lidhje me mbylljen e vitit shkollor teksa ka adresuar edhe çështje të tjera të ardhura nga maturantët apo studentët.

“Do ta kemi në fund të prillit një vendim final për mbylljen e vitit shkollor. Po shohim me kujdes situatën dhe po presim një vendim nga Task Forca për koronavirusin nëse mund të kthehemi nëpër shkolla apo jo. Sido që të jetë, ne i kemi të gjithë skenarët gati: si në rastin që kthehemi në shkolla apo nëse nuk kthehemi në shkolla, dhe do të zbatojmë njërin nga këta skenarë”, kështu është shprehur Ministrja Besa Shahini përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin e saj social në lidhje me mbylljen e vitit shkollor teksa ka adresuar edhe çështje të tjera të ardhura nga maturantët apo studentët. 

Për sa i përket pyetjes së maturantëve se kur do të botohen programet e reja orientuese për maturën, ajo ka nënvizuar se ata do të botohen në të njëjtën datë kur të merret vendimi për mbylljen e vitit shkollor, për të cilat thekson se nuk do të përmbajnë tema që nuk janë zhvilluar në shkollë. 

Edhe studentët janë interesuar për mënyrën se si do të mbyllet viti akademik. Për këtë, ajo shprehet në video-mesazh si vijon: 

“Studentët kanë një fleksibilitet të shtuar për shkak se provimet i kanë në korrik (zakonisht është një periudhë provimesh). Ne po punojmë shumë ngushtë me rektorët, dekanët, shefat e departamenteve që të shohim se çfarë kanë planifikuar universitetet e ndryshme për mbylljen e vitit akademik. Ne po koordinojmë punët me ta, po i orientojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, por në fund të ditës vendimmarrja është e universitetit. Sido që të jetë, besoj që në fund të prillit do të marrim një vendim të përbashkët për mbylljen e vitit akademik”. 

Ministrja Shahini i është përgjigjur edhe interesit të atyre maturantëve që duan të aplikojnë për studime jashtë vendit duke sqaruar se: “Plani ynë që është që ta mbyllim vitin shkollor në kohë, në qershor, ashtu siç ishte planifikuar fillimisht dhe të mos kemi pengesa për nxënësit që duan të aplikojnë për studime jashtë vendit”.   

Në fund të video-mesazhit, Shahini nënvizon se: “Për maturantët kemi përgatitur një pako të veçantë, sepse është edhe grupmosha më e rëndësishme ngaqë mbyll arsimin parauniversitar dhe fillojnë punën apo i bashkangjiten universiteteve. Tek kjo pako përfshihet edhe një udhëzues për mësuesit se në çfarë forme të punojnë me maturantët. Pra, në muajin maj, ashtu siç ju kam premtuar, pjesa kryesore e punës me maturantët do të jetë e përqendruar tek përsëritjet e leksioneve dhe temave të ndryshme që nevojiten për maturën, si dhe mbylljen e vlerësimeve në shkollë”. 

N. Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:besa shahinimbyllja e shkollesministria e arsimit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rita Petro: Kriza dhe shkëlqimi i librit në kohë pandemie
Next Article Libri, ky tempull i pavdekshëm, që komunikon në çdo kohë me lexuesin
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?