Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Lorela Garuli: Efektet psikologjike të mësimit online tek mësuesit, nxënësit dhe roli i familjes
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Lorela Garuli: Efektet psikologjike të mësimit online tek mësuesit, nxënësit dhe roli i familjes

portalishkollor
Last updated: April 17, 2020 12:25 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Një këndvështrim psikologjik nga psikologia Lorela Garuli mbi mësimin online dhe disa sugjerime për familjen gjatë kësaj periudhe, për të lehtësuar këtë proces dhe për ta bërë më të prekshëm e të arritshëm për fëmijën.

Situata e re dhe rutina aktuale i ka dhënë një kuptim të ri jetës së gjithkujt. Është e qartë tashmë se nuk është fjala për një periudhë të shkurtër fare, por për një rutinë të re qe duhet t’i përshtatemi. Kush mundet, punon dhe studion nga shtëpia. 

Një sfidë e pazakontë për sistemin arsimor, për mësues e nxënës; ku të parët duhet të përpiqen fort për të kryer misionin e tyre, në kushte të vështira, ku i lëkundet siguria profesionale dhe me pikëpyetje pa përgjigje janë të detyruar të mbyllin një vit akademik, nëpër ekrane. Nga ana tjetër e monitorit janë fëmijë e adoleshentë të cilëve gjithashtu nën ndikimin e mësimit virtual, iu shtohet stresi. Ndjenjat që më së shumti përjetojnë studentë, mësues e nxënës përgjatë kësaj periudhe kanë të bëjnë me paqartësi të shumta, lodhje, humbje e besimit, mund të ndihen “të tradhëtuar” nga sistemi, pa referencë, mbështetje, të stresuar.Megjithatë, me të gjitha vështirësitë e kontekstit të ri, mësuesit janë përpjekur të vazhdojnë të ruajnë marrëdhënien dhe komunikimin mësues-nxënës. 

Nga ana tjetër, kjo situatë po përball për herë të parë mbase prindërit me vështirësitë që kanë fëmijët e tyre në kryerjen e detyrave, në disiplina të caktuara, ndonjë prani e mundshme e një crregullimi në të nxënë; pra po kuptojmë që shumë prej vështirësive që ua kanë deleguar shkollës, në fakt nuk janë vetëm përgjegjësi e saj. 

Kështu, disa sugjerime për familjen gjatë kësaj periudhe, për të lehtësuar këtë proces dhe për ta bërë më të prekshëm e të arritshëm për fëmijën i gjeni në vijim:

• Të mirëpërcaktohet një rutinë e re.

• Oraret e ciklit gjumë-zgjim të jenë të ngjashme me ato të kohës kur fëmija ishte në shkollë.

• Të caktohet një plan javor/ditor me detyrat dhe lëndët përkatëse.

• Të njoftohen fëmijët paraprakisht për oraret e mësimeve, në mënyrë që të kenë kohë të përgatiten.

• Të kërkojnë ndihmën e një profesionisti të shëndetit mendor nëse ndjejnë se nuk po ia dalin dot stresit apo nëse ndihen “të humbur”.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:efektet psikologjikelorela garulimesimi online
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Klubi i Librit të PNL takim letrar online me poeten dhe studiuesen Rita Petro
Next Article Në kujtim të mësueses Sonela Totraku, simbolit të forcës njerëzore
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?