Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Jeta përpara se të përdoreshin rrjetet sociale – Gëzim Tushi
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Jeta përpara se të përdoreshin rrjetet sociale – Gëzim Tushi

portalishkollor
Last updated: February 19, 2020 9:01 am
portalishkollor
Share
SHARE

Jeta e njeriut sot është më shumë barrë dhe përgjegjësi individuale. Kështu që vendin e njeriut të dikurshëm të edukuar dhe të futur në mekanizmat e detyruara të humanizmit dhe solidaritetit, tani e ka zënë njeriu individualist, ambicioz, egoist.

Epoka e digjitalizimit dhe teknologjisë i dha një dimension të ri jetës sociale. 

Si kudo edhe në Shqipëri teknologjia dhe komunikimi i personalizuar i dhanë karakter të plotë shoqërisë postmoderne shqiptare. Ato kristalizuan dy tipare esenciale sikurse janë liberalizimi i jetës dhe lidhjet individuale dhe të personalizuara midis njerëzve. 

Kjo shoqëri e ndërmjetësuar nga teknologjitë e sofistikuara të komunikimit nuk ka shumë ngjashmëri me shoqërinë urbane tradicionale.

Shoqëria tradicionale në vend të komunikimit online ka pasur në themel të saj komunikimin e personalizuar të realizuar nëpërmjet lidhjeve familjare, të miqësisë, komunitetit fqinjësor apo profesional. Një komunikim verbal interaktiv në të cilin aktorët kanë pasur një tutkall social, lidhje gjaku të vërteta apo lidhje sociale e institucionale të determinuara. Shoqëria tradicionale ka pasur më shumë hapësirë lidhjeje, por shpesh ky lloj socialiteti kolektiv i shoqëruar me rituale fikse sociale, e bënte shoqërinë një turmë kolektive dhe hapësira të ngushta për lidhje të personalizuara. Në shoqërinë tonë në të kaluarën duket sikur koha e njeriut rridhte ngadalë në ingranazhet e një shoqërie me “kohë të tepërt”. 

Sot njerëzve ajo që u mungon më shumë është pamjaftueshmëria e kohës. Një jetë intensive, e pasigurt, në garë dhe konkurrencë i ka dhënë shoqërisë shqiptare një natyrë turbo-kapitaliste të shpejtësive të mëdha. Sot janë dy kategori sociale. Ata që nuk u del koha dhe disa njerëz vanitozë që nuk dinë çfarë t’i bëjnë kohës.

Jeta e njeriut sot është më shumë barrë dhe përgjegjësi individuale. Kështu që vendin e njeriut të dikurshëm të edukuar dhe të futur në mekanizmat e detyruara të humanizmit dhe solidaritetit, tani e ka zënë njeriu individualist, ambicioz, egoist dhe që ka në qendër veten dhe interesat e tij.

Gëzim Tushi, Sociolog

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:geizim tushirrjetet socialeshoqeria tradicionale
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Gjenia krijuese e Frederik Rreshpjes, shkrimtari i kapërcimeve të mëdha
Next Article Për fëmijët e mi dua…
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?