Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Ipet me qera”: Dy gabime në vetëm tri fjalë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Ipet me qera”: Dy gabime në vetëm tri fjalë

portalishkollor
Last updated: April 11, 2019 1:44 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Shpesh duke ecur nëpër rrugët e Prishtinës shoh letra të ngjitura në hapësira të ndryshme, të cilat tregojnë se lokale e banesa lëshohen me qira. Ajo që më bie më shumë në sy është mënyra se si janë të shkruara këto njoftime.

Më poshtë mund t’i shihni tri fotografi, në të cilat shihet se një fjali me vetëm tri fjalë është shkruar në të tri rastet gabimisht. Në fotografinë e parë shohim se shkruan “Ipet lokali me qera”.

Në fotografinë e dytë shkruan “Jepim lokalin me qera”.

Ndërsa në fotografinë e tretë shkruan “Lokali ipet me qira”.

Mund të vërejmë se fjalët që janë shkruar në forma të ndryshme janë folja “jap” dhe emri “qira”.

Fillimisht le ta sqarojmë pse është shkruar gabimisht folja “jap”.

Zgjedhimi i foljes “jap” në kohën e tashme, forma veprore:

Unë jap             Ne japim

Ti jep                Ju jepni

Ai/ajo jep          Ata/ato japin

Folja në formën veprore tregon një veprim që e kryen kryefjala dhe veprimi bie mbi një objekt tjetër (jo mbi kryefjalën):

Unë jap mësim në shkollë fillore.

Nga ky zgjedhim kuptojmë se në rastin kur në njoftim është shkruar “Jepim lokalin me qera”, folja do të duhej të ishte “japim”. 

(Ne) Japim lokalin me qira.

Zgjedhimi i foljes “jap” në kohën e tashme, forma joveprore:

Unë jepem           Ne jepemi

Ti jepesh             Ju jepeni

Ai/ajo jepet          Ata/ato jepen

Folja në formën joveprore tregon se veprimi i kryer nga kryefjala ose nga dikush tjetër bie mbi vetë kryefjalën e fjalisë:

Ai lahet në mëngjes.

Pra, për vetën e tretë, koha e tashme, forma e saktë e foljes “jap” në formën joveprore është “jepet”.

Thamë se edhe emri “qira” shkruhet shpesh “qera”.

Sipas fjalorëve që kam konsultuar, në gjuhën shqipe nuk ekziston fjala “qera”, kurse për fjalën “qira”, fjalori jep këtë shpjegim:

qirá,-ja f. sh. -(të) sasi parash që paguhet për një banesë, për një dyqan, për një mjet a për një mjedis tjetër, të cilin e marrim në përdorim: paguaj qiranë; qiraja mujore; shtëpi me qira; makinë me qira; e dha me qira.

Pra, nga sqarimet e dhëna arrijmë në përfundimin se forma e saktë është: LOKALI JEPET ME QIRA!

Medina Mehmeti

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ipetmedina mehmetiqeraRregulla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Detyra për vlerësimin e vazhduar, portofol dhe test
Next Article Model testi, letërsi, klasa XII
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?