Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Si t’i motivojmë fëmijët kur bëjnë gabime?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Si t’i motivojmë fëmijët kur bëjnë gabime?

portalishkollor
Last updated: March 26, 2019 12:33 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Një prind që e inkurajon, që i shkon pas fantazisë dhe lojës së fëmijës, që pranon ritmin e tij pa e krahasuar me fëmijë të tjerë, që është pranues, që nxit tolerancën dhe komunikimin, padyshim që ofron një model shumë të përshtatshëm.

Ishte një pasdite e zakonshme teksa duke u kthyer për në shtëpi, në lulishten përballë Presidencës në kryeqytet, pashë një familje shumë të bukur të përbërë nga prindërit e dy fëmijët e tyre. Vajza po qëndronte me babin, ndërsa djali pak më i madh me mamin. Djali kishte skicuar një lojë me prosto, siç dikur, kemi bërë edhe ne në fëmijëri ndaj e shikoja teksa demonstronte lojën. Ai mund të ishte rreth pesë vjeç dhe ishte mëse e kuptueshme që mund të bënte gabime gjatë lojës. Por, ajo që më bëri shumë përshtypje nga ajo skenë ishte fakti se e ëma, edhe pse ishte larguar shumë nga bashkëshorti dhe vajza, ndërkohë që ata po e prisnin, qëndronte stoike pranë të birit. Me shumë delikatesë ajo po përpiqej t’i mësonte lojën, pa i vënë në dukje në asnjë moment se ai po e bënte gabim. Në fakt, gabimet e tij ishin të dukshme (të kuptueshme për një fëmijë në atë moshë, që ndoshta e provonte lojën për herë të parë), por ajo me shumë entuziazëm i thoshte: Bravo! Je i mrekullueshëm! Veprove mirë, por herën tjetër këtë bëje kështu (duke i rregulluar gabimet). Dhe nëna priste e qëndronte aty derisa djali ta bënte lojën siç duhej.

Ai e provoi disa herë, shumë prej të cilave gabim, por e ëma vazhdonte t’i thoshte bravo dhe ta inkurajonte ta përsëriste derisa ta bënte siç duhej. Kaluan kështu disa minuta e deri në tentativën e fundit, vogëlushi e kishte mësuar mirë si duhej bërë hedhja në lojë. Në atë moment kuptova sa i rëndësishëm është stimulimi që prindërit i bëjnë një fëmije. Sa inkurjauese mund të jetë këmbëngulja e një prindi dhe mbështetja e tij në suksesin e një fëmije.

Nga ana tjetër mendova si do të ndihej fëmija, nëse e ëma do t’i vinte në pah paaftësinë që herën e parë! Si duhet të sillemi me fëmijët në të tilla situata?

Durimi që kërkon mirërritja dhe edukimi i një fëmije është shpeshherë sfidë më vete; por është pikërisht ky durim i pakufi dhe i palodhur celësi i një prindërimi të mirë efikas.

Për të rritur fëmijë të qetë dhe të shëndetshëm psikologjikisht, motivimi i vazhdueshëm i prindërve dhe nxitja e besimit tek aftësitë e të vegjëlve, është shumë e rëndësishme.

Në këtë pikë, sjelljet shumë ndihmuese për të rritur fëmijë me vetëbesim kanë të bëjnë me mënyrën sesi prindi i përgjigjet gabimit dhe vështirësive të ndryshme që has fëmija.

Një prind që e inkurajon, që i shkon pas fantazisë dhe lojës së fëmijës, që pranon ritmin e tij pa e krahasuar me fëmijë të tjerë, që është pranues, që nxit tolerancën dhe komunikimin, padyshim që ofron një model shumë të përshtatshëm. Do të thotë se mbështetja e pakushtëzuar, por mbi të gjitha motivimi, e ndihmojnë fëmijën të krijojë besim tek vetja, tek familja, mjedisi, duke e perceptuar realitetin dhe botën në të cilën jeton, një vend më të sigurt e mbështetës.

Lorela Garuli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijelorela garulimotivim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Lidhja e muzikantëve të Prizrenit
Next Article Si mund të bazoheni për të bërë lista kontrolli
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?