Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Muzikaliteti në “Albumin” e Nolit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Muzikaliteti në “Albumin” e Nolit

portalishkollor
Last updated: February 25, 2019 2:11 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Fan Noli, shkrimtari i shquar, i cili arriti që përmes muzikalitetit të ndërtonte vargje, që kanë mbetur gjatë në kujtesë. Në vargun e Nolit është vënë muzika në funksion të kuptimit dhe përmbajtjes. Bujar Meholli sjell shijen e kësaj poezie…

Muzikaliteti në “Albumin” e Nolit, në vargun e Nolit është vënë muzika në funksion të kuptimit dhe përmbajtjes. Kështu Noli ka zgjedhur që të konkretizojë, të shtojë më tepër ndjenja e përjetime personale, me anë të muzikalitetit që i nxit një atmosferë lexuesit e cila në situata kritike arrin deri në sarkazëm. Poezia e Nolit nuk ka mjete formale. Mjetet estetike të përdorura në poezinë e tij si rima, ritmi, ngjyra e tingujve e përsëritjet, janë ato që e bëjnë vargun më specifik dhe muzikor. Te Albumi, poezitë janë të ndërtuara në bazë të përsëritjeve të tingujve, ku mund të jenë zanorë dhe bashtingëllorë duke e bërë kështu gjuhën poetike shumë të veçantë. Ngjyrat e melodisë ndryshojnë nga një poezi në tjetrën, dhe kështu krijohet një mozaik ngjyrash që jepet me anë të tingujve të ndryshëm. Nëpër vargje hasim ku një zanore e ku një bashtingëllore të motivuara semantikisht, në mënyrë të pavetëdijshme nga autori. 

Poezia Himni i flamurit, është shembull tipik i përsëritjes së zanoreve. 

O flamur gjak, o flamur shkabë/ O vend o vatr’ o nënë e babë, ose /Me grusht prej rrufeje, që ngrin e që tretë/ Që të prenë e që të vranë.

Për të krijuar muzikalitetin e vargut, Noli zgjedh metoda tjera artistike duke bërë përsëritjen e shumë tingujve në të njëjtin varg si a,ë,m:

Me tam-tam e alarm e me nëmë u shurdhofsh/, apo Në bodrum nëpër llomë e kufomë u mallkofsh.

Ka raste kur tërë muzikën e përcaktojnë dy ose më shumë tinguj si te Marshi i kryqëzimit, ku përsëriten më shpesh tingujt zanorë dhe bashtingëllorë a,s,r. Përsëritjet e tingujve me frekuenca të shpeshta, Noli i përdorë në poezi për të imituar fenomenet e natyrës, si te vjersha Rend, o marathonomak.

Vapa mbyt e pluhri nxin/ Ferra çjerr e guri ngrin/; Afsha gjoksin përvëlon/ Syrin avulli verbon/ Ur e prush, Furr or Marathonomak. 

Përmes përsëritjes së tingujve u dhe r krijohet imazhi onomatopik i vapës, i izolimit, i mbytjes. Përdorimi i tingullit r nga Noli bëhet në atë mënyrë ku gërshetohen dy elemente që bashkëjetojnë në harmoni me njëra-tjetrën, muzika e vargut nga njëra anë dhe idetë e lëvizjes së shpejtësisë nga ana tjetër. Kirenari, është një poezi e tillë në të cilën autori e përdor shpesh këtë tingull, nëpërmjet të cilit edhe ka ndërtuar idetë.

Ç’vete shtrembër në Kalvar, o qyqar o kirenar/ Se ç’përmbysesh, kamçikohesh.. Rrihesh, ngritesh, çdehesh, zgjohesh.

Përsëritja e tingujve r dhe sh na krijon idenë e shushurimës, dhe rrokullisjes të cilat na japin një koloristikë muzikore ndërsa asidenti e nxit shpejtësinë e ritmit. Kështu arrihet të përforcohet ideja e poetit dhe arrihet të përputhet forma me përmbajtjen.  Autori shpreh ndjenjat personale dhe arrinë të përdorë mjete të efektshme estetike për të shpeshtuar ritmin. Ka poezi në të cilat, ai ka përdorur ngadalësimin e përfytyrimeve vizuale, e bashkë me këtë përshtat edhe mjetin me të cilin realizon zbutjen e hovit ritmik, p.sh:

Jezu Krishti s’dëgjoi dhe s’e mori vesh mikun/ Dhe s’u unj përsëri të merrte kamçikun/ Dhe e kapën kamçikun sarafët për fenë.

Rima është kufiri logjik i vargut; ajo nuk krijon vetëm muzikën por thekson mendimet e autorit që shprehen tek lexuesi. Shembull të tillë kemi poezinë Anës lumenjve.

Anës detit i palarë, anës dritës i paparë/ Pranë sofrës i pangrënë/ Pranë dijes i panxënë.

Këto vargje janë të realizuara sipas parimit sintaktiko-ritmik dhe janë të vendosura në pozitën e rimës. 

I palarë, i paparë, i pangrënë, i panxënë, janë fjalë që shprehin ngarkesën emocionale duke theksuar pozitën e mjerë arsimore, sociale dhe shëndetësore të popullit. Noli ka arritur të sjellë ritmin në pajtim me ndjenjat dhe idetë, ndërsa muzikaliteti është vënë në shërbim të mirëmbajtjes dhe kuptimit të poezisë së tij.

Bujar Meholli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:bujar mehollifan nolimuzikaliteti
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Orë model: Migrimet, shkaqet dhe pasojat, Gjeografi XI
Next Article 101 pyetje dhe përgjigje/ Ç’po ndodh me mua?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?