Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: 101 pyetje dhe përgjigje/ Ç’po ndodh me mua?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

101 pyetje dhe përgjigje/ Ç’po ndodh me mua?

portalishkollor
Last updated: February 25, 2019 2:15 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Adoleshenca është një periudhë mbushur plot me ndryshime dhe emocone të reja. Ky llibër të ndihmon të qartësosh nga afër dhe lehtësisht dyshimet e mëdha që mund të të lindin në këtë etapë. 

Si mund të flas per problemet e mia me prindërit? Çfarë të bëj që t’i pëlqej personit tjetë? Çfarë rrobash duhet të vesh?

Këto dhe shumë çështje të tjera qartësohen te libri “101 pyetje dhe përgjigje”, 101 dyshime të të rinjve të moshës sate. Do të zbulosh se “shqetësimet” që të prekin ty, i kanë gjithashtu edhe shokët e tu të klasës, miqtë e tu ao të rinj të cilët takon përditë.

Asnjë etapë tjetër e jetës nuk sjell aq shumë dyshime e ankthe apo përhap ide të gabuara, sa adoleshenca; dhe kjo u ndodh njëlloj si vajzave, ashtu edhe djemve. Ndryshimet e mëdha që ndodhin në këtë etapë ndikojhnë, pa dyshim, në tërësinë e sjelljeve të tyre.

Në libër do të gjesh përgjigjet e 101 pyetjeve në lidhje me situatat që mund të të ndodhin ty ose miqve të tu gjatë këtyre viteve. Në mënyrë që t’i kuptosh sa më lehtë, i kemi grupuar ato në tema të veçanta.

Në temën e parë përfshihen çështje që prekin emocionet dhe probleme të tjera (ndjesitë, mendimet, frikërat) tipike të moshës, duke filluar që nga ndryshime e pashpjegueshme të humorit, deri te pasiguria për të ardhmen, për të vazhduar më tej me konfliktet e mundshme në marrëdhënie me prindërit e tu.

Në temën e dytë trajtohen çështje që u referohen ideve, tabuve dhe dyshimeve, të cilat lindin si pasojë e ndryshimeve që po pëson trupi yt. Në pyetjet që i kushtohen higjienës dhe pamjes fizike do gjesh këshilla praktike për shqetësimet e jetës së përditshme, si: përdorimi i deodorantit, trajtimi i akneve, përparësitë dhe jopërparësitë e lyerjes së flokëve apo modeli më i përshatshëm e më i rekomandueshëm i rrobave të brendshme etj.

Një rëndësi të madhe u kemi kushtuar çështjeve që lidhen me shëndetin: cili është lloji më i përshtatshëm i ushqimit për moshën; arsyet përse duhani është aq i dëmshëm për organizmin tënd; regjimi i duhur i gjumit, si dhe ndryshimet kryesore karakteristike që ndoshin në këtë periudhë rritjeje të organizmit tënd.

Në temën që u referohet miqësive dhe rrethit shoqëror, të ofrojmë zgjidhje për konfliktet që lindin në këto mjedise (duke pasur parasysh që të gjitha shoqërite e tua janë në të njejtin karusel ndryshimesh, sikurse je edhe ti); për marrëdhëniet e ndërlikuara mes djemve dhe vajzave; zakonin e keq të shpërdorimit të kohës së lirë; të abuzimit me teknologjitë e reja apo idetë e gabuara për drogat dhe alkoolin.

Në temën “Marrëdhëniet e para” grupohen disa nga specifikat që lidhen me ndjesitë që shfaqen gjatë kontakteve të para seksuale me personin tjetër; frika e refuzimit, ndrojtja ndaj kontaktit fizik apo skuqja nga turpi para personit të seksit tjetër, orgazma, erotizmi, seksualiteti…

Më tej jemi thelluar më shumë në temën “Rreziqet e seksit”, ku kemi theksuar rëndësinë e marrëdhënieve seksuale të përgjegjshme e të sigurta. Këtu kemi grupuar dyshimet më të shpeshta që ke ti për këtë problem dhe veçanërisht për bezdinë që të krijohet kur diskuton me të rriturit për ‘rreziqet’ e mundshme që sjell akti seksual.

Në pjesën e fundit do të zbulosh se çfarë fshihet pas shumë miteve e tabuve për “herën e parë”, aq shumë të përfolur.

Qëllimi i këtij libri? Asgjë nga shqetësimet e tua mos të mbetet pa përgjigje.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:101 pyetjeALBAS
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Muzikaliteti në “Albumin” e Nolit
Next Article Ndërtimi i një makine lodër me mjete rrethanore
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?