Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Çfarë duhet të dinë prindërit dhe mësuesit për ADHD?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Çfarë duhet të dinë prindërit dhe mësuesit për ADHD?

portalishkollor
Last updated: February 18, 2019 12:45 pm
portalishkollor
Share
SHARE

ADHD konsiderohet çrregullimi më i përhapur i periudhës së fëmijërisë së hershme dhe prek më shumë djemtë se vajzat. Problematikat e fëmijëve me ADHD bëhen shkak për shfaqjen e një sërë vështirësive në kontekstin familjar, shkollor, etj..

Çrregullimi i vëmendjes me hiperaktivitet (Attention Deficit Hyperactivity Disorder ADHD) përcaktohet si shfaqja e një grupi sjelljesh ku fëmija paraqet nivele impulsiviteti, mungese vëmendjeje dhe hiperaktiviteti më të larta sesa fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë. Zakonisht këto vështirësi shfaqen përpara moshës 7-vjeçare. ADHD konsiderohet crregullimi më i përhapur i periudhës së fëmijërisë së hershme dhe prek më shumë djemtë se vajzat. Problematikat e fëmijëve me ADHD bëhen shkak për shfaqjen e një sërë vështirësive në kontekstin familjar, shkollor, në marrëdhënie me prindërit, motrat/vëllezërit, shokët/shoqet e klasës, me mësuesit e me radhë. Pikërisht, kur vjen puna tek bashkëveprimi dhe marrëdhëniet e këtyre fëmijëve me të tjerët, ka disa gjëra që të rriturit duhet t’i kenë parasysh për të kuptuar më mirë këto vështirësi dhe për të ndërvepruar më mirë me këta fëmijë.

Çfarë duhet të dinë prindërit dhe mësuesit për ADHD:

–Nuk ka asnjë lloj testi fizik apo analize gjaku, ekzaminim imazherik (rezonancë magnetike, skaner, elektroencefalogramë) me anë të së cilës të diagnostikohet ADHD në mënyrë të saktë dhe cilësore. Për të kuptuar natyrën e crregullimit dhe për të arritur në përfundime, informacioni merret nga prindërit dhe mësuesit, me anë të kryerjes së intervistave dhe plotësimit të inventarëve.

–Vlerësimi dhe trajtimi efikas përfshin bashkërendimin e punës së prindërve, psikologëve, mjekëve, mësuesve.

–ADHD është një crregullim kronik, që do të thotë se kërkon herë pas here rivlerësime dhe rishqyrtime të ndërhyrjes, në përputhje me ecurinë dhe fazat e zhvillimit të fëmijës. Një ndërhyrje e hershme, e përshtatshme dhe intensive është e nevojshme për të trajtuar ADHD.

–Diagnoza nuk është aq e rëndësishme sa është ndërtimi i planit të përshtatshëm të ndërhyrjes, për t’i ardhur në ndihmë sa më mirë fëmijës dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së tij. 

–ADHD është një crregullim gjenetik, pra që ka probabilitet të lartë të trashëgohet prej prindërve. Faktorë të lidhur me edukimin, mjedisin, ushqimin, dietën, elementë apo substanca të tjera nuk e shkaktojnë ADHD, por ndikojnë në përkeqësimin apo përmirësimin e crregullimit. 

–Sado që simptomat e ADHD kanë prirjen të përmirësohen me rritjen e fëmijëve, ato nuk zhduken. Më shumë se dy të tretat e fëmijëve me ADHD vazhdojnë të shfaqin problematika të shumta në moshën e adoleshencës dhe të rritur. Adoleshentët me ADHD rrezikojnë më shumë sesa të tjerët të braktisin shkollën, të abuzojnë me drogën dhe alkoolin, të shfaqin sjellje delinkuente. Ndërsa të rriturit me ADHD shpeshherë përjetojnë nivele të larta stresi, vështirësi në menaxhimin e marrëdhënieve me të tjerët, probleme të lidhura me performancën në punë, abuzime dhe varësi nga substancat.

–Efikasiteti dhe suksesi i terapisë në rastet meADHD lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kombinimin e disa elementëve terapeutikë. Terapia individuale me një terapist, ndjekja e një programi të struktuar në shtëpi, dhënia e kohës shtesë për kryerjen e detyrave dhe provimeve në klasë janë disa nga drejtimet kryesore të procesit terapeutik.

–Trajtimi dhe modifikimi i sjelljes përfshin: përcaktimin e objektivave specifikë ditorë, përcaktimin e rregullave të mirëpërcaktuara dhe përsëritjen e tyre të vazhdueshme, dhënien e udhëzimeve të qarta, përdorimin e sistemit të shpërblimeve për të nxitur sjelljet e dëshiruara dhe përpjekjet e fëmijës, përdorimin e një sistemi të raportimit shkollor që lehtëson komunikimin dhe shkëmbimin e informacioneve mes familjes dhe shkollës. 

–Vendosja dhe praktikimi i teknikave të mësipërme kërkon kohën e vet, si për mësuesit, ashtu dhe për prindërit që t’i vënë në zbatim me fëmijët dhe nxënësit e tyre.

-Mjekimi me medikamente është shpeshherë pjesë e terapisë. Lloji, doza dhe përdorimi i mjekimit përcaktohet nga mjeku përkatës.

–Element thelbësor ndaj të cilit duhet kushtuar vëmendje e vecantë, është marrëdhënia që ndërton fëmija me ADHD me shokët/shoqet dhe me nxënësit e tjerë, sepse përtej vështirësive në mësime që i shkakton crregullimi, problematika edhe më të mëdha shfaqen në marrëdhëniet e fëmijës me të tjerët. 

–Një fëmijë me ADHD ka nevojë për empati; kushdo që është afër tij duhet të kuptojë që sjellja që ai shfaq nuk është pjesë e karakterit të tij të “keq”. Në vend që të kritikohet, gjykohet, qortohet, frustrohet me kërkesa dhe t’i tërhiqet vëmendja, ai fëmijë ka nevojë për ndihmë dhe trajtim.

Lorela Garuli, psikologe

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ADHDinformacionlorela garuli
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pajisjet elektronike dhe pasojat e rënda në zhvillimin socio-psiko-motor të fëmijëve
Next Article Shkolla, si qendër komunitare
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?