Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: 7 rregullat e jetës për edukimin e fëmijëve sipas psikiatrit italian
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

7 rregullat e jetës për edukimin e fëmijëve sipas psikiatrit italian

portalishkollor
Last updated: August 26, 2019 8:26 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ai e ka përqendruar avancimin e tij profesional në zhvillimin e fëmijës, duke sjellë një revolucion të vërtetë në fushën e neuropsikiatrisë pediatrike italiane, duke përpiluar një listë prej 7 rregullash për rritjen e fëmijëve të edukuar dhe të qetë.

Giovanni Bollea ishte një psikiatër italian, baba i neuropsikiatrisë moderne të fëmijës (NPI).

Giovanni Bollea lindi në Cigliano, në provincën e Vercelli, më 5 dhjetor 1913 nga Gelsomino Bollea dhe Rosa Gaida. Ai e jetoi fëmijërinë e tij midis vështirësive ekonomike, por ai mori një arsim të shkëlqyer. Ai u rrit me idealet e socializmit dhe të drejtave të barabarta të qytetarëve, ishte i hapur për kritikë dhe anti-konformizëm. Pas mbarimit të shkollës, ai u inkurajua nga prindërit e tij të regjistrohej në Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Universitetin e Torinos.

Ai e ka përqendruar avancimin e tij profesional në zhvillimin e fëmijës, duke sjellë një revolucion të vërtetë në fushën e neuropsikiatrisë pediatrike italiane: në fakt, ai ka qenë nismëtari i psikanalizës dhe psikoterapisë së grupit në klinika universitare romake.

Në kursin e karrierës së tij, ka përpiluar një listë të 7 rregullave për rritjen e fëmijëve të edukuar dhe të qetë.

1. “Jepuni më pak. Fëmijët sot kanë shumë. Konsumizmi shkëput dëshirën dhe hap portat e mërzisë.”

2. “Ajo që ka rëndësi është intensiteti, e jo gjatësia e harkut kohor që kaloni me fëmijët. Njëzet minutat e para të kthimit në shtëpi nga puna janë thelbësore. Duhet të jenë të përkushtuara në biseda dhe përkëdhelje. Dhe nuk duhet t’u bëni pyetje rreth detyrave apo rezultateve.”

3. “Lojërat më edukative janë ato që kalojnë nëpër imagjinatën e nënës dhe në duart e babait: mjaftojnë dy pjesëza druri, por prindërit nuk janë më aq krijues”.

4. “Nga tre deri në pesë vjeç është mirë të filloni t’i shtyni fëmijët të bëjnë punë shtëpie, së bashku me prindërit. Është e dobishme që të dinë të hekurosin një rrobë apo të bëjnë diçka të thjeshtë”.

5. “Sporti. Para së gjithash ai duhet të jetë një dëshirë. Aq më mirë nëse e ushtron në grup. Sporti është shumë edukativ. Të mëson se duhet të djersish edhe atëherë kur nuk je kampion”.

6. “Duhet të inkurojani kulturën artistike që të mësohen me të bukurën”. Teatri, muzika, vizatimet artistike krijojnë dëshirën për të përmirësuar. Të ardhurat e shpenzuara për kulturën janë ato që vlejnë më shumë.”

7. “Gratë që punojnë, shumica, në fund të ditës mendojnë për fëmijët e tyre, për pazarin, për punët në shtëpi. A nuk do të ishte më mirë të dilnit rreth gjysmë ore shëtitje me fëmijët tuaj? Më shumë sesa kurset, kjo është ajo që fëmijët kanë vërtetë nevojë.” 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:edukimfemijegiovanni bolleaRregulla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kur fëmija nuk ka vullnet për të çuar një detyrë deri në fund
Next Article Ju prezantojmë maturantet që pranohen me bursë të plotë nga Universiteti i Massachussets Institute of Technology/MIT
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?