Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: 31 maji, Dita Botërore e Luftës Kundër Duhanit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

31 maji, Dita Botërore e Luftës Kundër Duhanit

portalishkollor
Last updated: May 31, 2017 9:21 am
portalishkollor
Share
SHARE

Çdo vit në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët organizojnë Ditën Botërore të Luftës Kundër Duhanit. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell konsumi i duhanit, si dhe advokatimi për ndërmarrjen e politikave efektive me qëllim uljen e konsumit të tij.

Kjo ditë është shpallur në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat u përpoqën të ndërgjegjësojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit, si dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit.

Tema e këtij viti për Ditën Botërore të Luftës kundër Duhanit është:  “Duhani, një kërcënim për zhvillimin”.

OBSH-ja u bën thirrje shteteve të përshpejtojnë nismat lidhur me kontrollin e duhanit, si pjesë e përgjigjeve të tyre në agjendën e vitit 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Qëllimi i Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm është që të sigurojë se askush nuk ka mbetur mbrapa. Kontrolli i duhanit është një nga mjetet më efektive që do të ndihmojë në reduktimin e një të tretës në nivel global, deri në vitin 2030, të vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet jo të transmetueshme si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe sëmundjet pulmonare.

Sipas Raportit Shëndetësor të Popullatës Shqiptare (2014), duhanpirja përfaqëson faktorin e tretë të rrezikut, përgjegjës për pjesën më të madhe të barrës së sëmundjeve në Shqipëri në vitin 2010, duke u renditur pas faktorëve të rrezikut të lidhur me dietën dhe presionin e lartë të gjakut. Duhanpirja ishte përgjegjëse për një rritje prej më shumë se dy herë të Nivelit të Vdekshmërisë Bruto nga kanceri i trakesë, bronkeve dhe mushkërive. Në vitin 2010, rreth 84% e vdekjeve nga këto kancere u shkaktuan nga duhanpirja.

Sipas studimit të bazuar në popullatë mbi përdorimin e substancave abuzive (2014), prevalenca e duhanpirjes aktuale rezultoi 27% (43% meshkuj kundrejt 11% në femra, P <0.001). Nga ana tjetër, prevalenca e duhanpirjes gjatë jetës ishte 41% (63% në meshkuj vs.20% në femra, P <0.001).

Në studimin e kryer me fëmijë të moshës shkollore, 11, 13 dhe 15 vjeç (2014), rezultoi se rreth 4% e fëmijëve të intervistuar raportonin konsum të rregullt të duhanit.

Nga ana tjetër, në Studimin Europian në Shkolla për Drogat (ESPAD, 2015) të realizuar me nxënës të moshës 15-16 vjeç, rezultoi se rreth 345% e pjesëmarrësve kanë konsumuar duhan të paktën një herë në jetën e tyre. Prevalenca e konsumit të duhanit gjatë jetës ishte më e lartë te djemtë sesa te vajzat (47.1% vs. 24.8%, përkatësisht), në shkollat private (44.4%) sesa publike (33.6%), shkollat urbane sesa rurale (38.9% vs. 25.6%) dhe te shkollat tekniko-profesionale (61%). Krahasuar me vitin 2011, në vitin 2015 u vu re një ulje e prevalencës së duhanpirjes gjatë jetës në tërësi, me përjashtim të shkollave profesionale. Ulja midis vajzave ishte më e vogël sesa midis djemve.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:duhanikonsumi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Letra e fundit për nxënësit e mi
Next Article Dua të kthehem dje!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?