Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: 143-vjetori i lindjes së Luigj Gurakuqit / Ministrja Kushi: Nga sot, salla kryesore e MAS do të mbajë emrin e atdhetarit të shquar
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

143-vjetori i lindjes së Luigj Gurakuqit / Ministrja Kushi: Nga sot, salla kryesore e MAS do të mbajë emrin e atdhetarit të shquar

portalishkollor
Last updated: February 20, 2022 1:40 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Me rastin e 143-vjetorit të  lindjes së atdhetarit të shquar Luigj Gurakuqi, salla kryesore në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit ka marrë emrin e tij. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë fjalës së saj tha se figura e Luigj Gurakuqit në këtë sallë do të shërbejë si një frymëzim për të gjithë.

Me rastin e 143-vjetorit të  lindjes së atdhetarit të shquar Luigj Gurakuqi, salla kryesore në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit ka marrë emrin e tij.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë fjalës së saj tha se figura e Luigj Gurakuqit në këtë sallë do të shërbejë si një frymëzim për të gjithë.

Ajo tha se vendimet e rëndësishme që merren në këtë sallë, duhet të jenë jo vetëm të drejta, por edhe me shumë dashuri, pikërisht siç ishte dashuria e Luigj Gurakuqit për atdheun, shqiptarët dhe arsimin.

Historiani Pëllumb Xhufi, duke bërë një vlerësim historik të figurës së Gurakuqit, u shpreh se nuk ka nder më të madh për këtë ministri se të mbajë emrin e tij në këtë sallë.

I ftuar i veçantë ishte edhe poeti dhe regjisori Nikolin Gurakuqi, pasardhësi i Luigj Gurakuqit, i cili shprehu  falënderime që një nga sallat më të rëndësishme në Ministrinë e Arsimit do të mbajë emrin e stërgjyshit të tij.

Ndërkohë Ditmir Bushati në fjalën e tij u shreh se veprat e atyre që kontribuan për Shqipërinë dhe brezat e ardhshëm duhen nderuar sa më shumë.

Përurimi i bustit u bë nga Ministrja Kushi dhe skulptori i talentuar Benard Lekgegaj, mësues në Liceun Artistik në Tiranë, i cili e punoi këtë bust enkas për këtë përvjetor të Gurakuqit për t’ia dhuruar kësaj ministrie.

Aktori Kastriot Çaushi, njëherazi edhe rektor i Universitetit të Arteve, dhuroi emocione me interpretimin e Elegjisë së Nolit për Luigj Gurakuqin “SYRGJYN VDEKUR”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin rektorë të universiteteve publike, drejtues të institucioneve arsimore parauniversitare, si dhe drejtues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:143 vjetori i lindjesALBASatdhetar i shquarluigj gurakuqiMAS
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Aktiviteti nga mësimdhënësja Fatlume Mehmeti për 17 Shkurt, Pavarësinë e Kosovës
Next Article Urimet dhe mesazhet e gjuhëtarëve dhe të njohësve të gjuhës shqipe për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?