Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Pse adoleshenca është mosha e rrezikut?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Pse adoleshenca është mosha e rrezikut?

portalishkollor
Last updated: January 12, 2019 11:49 am
portalishkollor
Share
SHARE

Adoleshentët rebelë – refuzojnë të respektojnë prindërit e tyre sepse duan të ndjekin miqtë e tyre, dhe një nga efektet më negative të rebelimit të adoleshentëve është aktiviteti kriminal…

Adoleshentët ndërmarrin më shumë sjellje riskuese se çdo grup-moshë tjetër. (duke përfshirë përdorimin e substancave narkotike, alkolit, dhe sjellje riskuese seksuale).

Hulumtimet për marrëdhëniet me bashkëmoshatarët dhe zhvillimin e trurit gjatë adoleshencës na japin disa përgjigje :

1.Gjatë adoleshencës rritet interesi për marrëdhëniet me bashkëmoshatarët duke rritur edhe influencën që ka kjo grupmoshë.Studimet imazherike të trurit tregojnë disa zona të ndryshme të trurit që i bëjnë adoleshentët më sensitivë ndaj shpërblimit /vëmendjes së bashkëmoshatarëve të tyre se sa ndaj të rriturve.Kjo i motivon adoleshentët të fokusohen tek bashkëmoshatarët e tyre kur duhet të marrin vendime në situata që përfshin sjellje riskuese.

2. Adoleshentët janë më të stresuar se të rriturit kur përjashtohen nga grupi i bashkëmoshatarëve.Zona e trurit (PFC) që është e rëndësishme për të ndihmuar individët të përballojnë vlerësimet negative të bashkëmoshatarëve duke reduktuar stresin , tek adoleshentët kjo zonë e trurit është akoma duke u zhvilluar , pra ata nuk mund ta përdorin me efikasitet. – Kjo ka mundësi të kontribuojë në përfshirjen e tyre në sjellje riskuese në mënyrë që ata të parandalojnë përjashtimin nga grupi i tyre i bashkëmoshatarëve.

3. Një zonë tjetër e trurit (korteksi prefrontal lateral), është një zonë përgjegjëse për vetërregullimin e maturuar, dhe kjo zonë e trurit zhvillohet gjatë adoleshencës.

Adoleshentët bëjnë sjellje riskuese më shumë kur janë të vëzhguar nga bashkëmoshatarët se kur ata janë vetëm.

Pse adoleshentët janë rebelë?

Rebelimi i adoleshentëve është një stad ku ata kanë një nevojë të izolojnë/veçojnë veten nga prindërit, në mënyrë që të arrijnë të ndërtojnë identitetin e tyre autonom. Rebelimi i adoleshentëve është një pjesë e proçesit të rritjes te adoleshentët e shëndetshëm. Por kjo është një pjesë e vështirë për prindërit dhe mësuesit që mundohen ti instruktojnë drejt të mirës dhe shpjegimi të gabimit.

Rebelimi i adoleshentëve klasifikohet në dy tipe:

1. Rebelim i shëndetshëm: që i ndihmon adoleshentët të rrisin përgjegjshmërinë dhe pamvarësinë.

2. Rebelim i pashëndetshëm: i cili mund të qojë drejt problemeve serioze, si marrja e rreziqeve ekstreme dhe sjellje vetë shkatërruese.

Shkaqet e rebelimit janë të ndryshme:

Stili i prindërimit: – Prindërit (shumë prindër i trajtojnë fëmijët e tyre adoleshentë si bebe). Ata përpiqen ti kontrollojnë fëmijët më shumë se çfarë është e nevojshme. Kjo i bën adoleshentët të mendojnë që ata nuk mund ta dizenjojnë dot jetën e tyre. Si rezultat, kur fëmijët fillojnë të ndërmarrin sjellje riskuese, ulet komunikimi me prindërit sepse ata nuk duan të ndjekin udhëzimet e tyre duke mos diskutuar më me ato. Konfliktet prind-fëmijë dhe mungesa e komunikimit në familje shkakton mos-besim. Prindërit e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë po mendojnë fëmijët e tyre, dhe adoleshentët keqkuptojnë përkujdesjen e prindërve.

Problemet ambjentale (familje –shkollë):  – Kur fëmijët ndihen të zemëruar me prindërit, sillen me një kokëfortësi ndaj tyre. Në shkollë: – një ambient i keq, jo komod dhe i përshtatshëm mund t’i detyrojë fëmijët të rebelojnë, sepse rebelimi vjen nga konfrontimi me grupin e bashkëmoshatarëve, dhe për fëmijët me një vetëvlerësim të ulët ky impuls është shumë intensiv.


Adoleshentët rebelë – refuzojnë të respektojnë prindërit e tyre sepse duan të ndjekin miqtë e tyre, dhe një nga efektet më negative të rebelimit të adoleshentëve është aktiviteti kriminal.

Çfarë ndodh me psikën e adoleshentit?

Në adoleshencë ndodhin ndryshime në disa fusha:

-Zhvillimi fizik: Ndryshime biologjike (djem-vajza) që i bën ata të aftë për të pasur fëmijë

-Zhvillimi intelektual: Adoleshentët e përceptojnë botën rreth tyre në terma konkretë- gjërat janë ose të drejta ose të gabuara/ të kënaqshme ose të këqia. Ata rrallë e hedhin shikimin më larg se e tashmja gjë që shpjegon paaftësinë e tyre për të marrë në konsideratë pasojat e veprimeve të tyre për një kohë më afatgjatë. Duke qenë pa një eksperiencë jetësore, ata veprojnë pa menduar.

-Zhvillimi emocional: Adoleshentët kanë konflikte rreth largimit nga siguria e shtëpisë edhe pse kërkonë pamvarësi dhe duan të shkëputen nga prindërit. Ata duket sikur luajnë ping-pong midis kërkimit të vëmendjes nga prindërit dhe më pas për ti shtyrë përsëri larg vetes.

-Zhvillimi socia: Deri më tani jeta e fëmijës është zhvilluar rreth familjes. Adoleshenca ka efektin e një guri që hidhet në një ujë të qetë, ku hedhja e gurit formon rrathë që fillojnë të shpërndahen (shoqëri me të njëjtin seks, shoqëri me seksin e kundërt, grupe të ndryshme shoqërore, ose të rritur të tjerë si një mësues apo trajner i preferuar)

Duke marrë në konsideratë të gjitha pikat më sipër dhe duke kuptuar tranzicionin që kalon kjo grupmoshë, prindërit mund ti ndihmojnë fëmijët e tyre duke i aktivizuar në sporte apo aktivitete të tjera fizike dhe kulturore, në mënyrë që energjia e tyre të orientohet drejt aktiviteteve produktive dhe të shëndetshme, duke mos lënë hapësirë për sjellje apo veprime dëmtuese. Këto aktivitete do të siguronin një grup tjetër shoqëror (mqs shoqëria në këtë moshë ka një pushtet në veprime dhe mendime mbi atë të prindërve) me objektiva dhe qëllime të përbashkëta drejt përmirësimit të vetës dhe jetës së tyre.

Adelina Pjetra (Psikologe)

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:adelina pjetraadoleshencakeshilla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Çfarë rëndësie ka roli i mësuesit në Shqipëri?
Next Article Urim për nxënësit e mi!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?