Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Lexojmë për fëmijët, bëhemi miq të librit dhe argëtohemi!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Lexojmë për fëmijët, bëhemi miq të librit dhe argëtohemi!

portalishkollor
Last updated: January 11, 2019 11:43 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në bibliotekën Hamit Beqaj, u organizua takimi “Lexojmë për fëmijët, bëhemi miq të librit dhe argëtohemi”. Me këshillën dhe ftesën e hapur “Prindër sillni fëmijët në bibliotekë”, u realizuar aktiviteti i parë për vitin 2019. Botuesja dhe bashkëautorja e librit, Rita Petri, shprehet:

“Punën time të parë këtë vit do ta nis duke iu lexuar fëmijëve librin me legjendat për vendet shqiptare… do të bëjmë një “udhëtim” në vende fantastike, por dhe reale, që ata të kuptojnë se çfarë trashëgimie të mrekullueshme shpirtërore dhe natyrore ka atdheu ynë”.

Takimi nisi me pyetje të përgjithshme rreth raportit te femijëve me librin, nëse ata pëlqejnë me shumë të lexojnë libra apo të shikojnë filma. Përgjigjet ishin të ndryshme, disa fëmijë kishin dëshirë të lexonin libra e disa të tjerë kishin dëshirë të shikonin filma. 

Përgjigjet e tyre entuziaste dhe mbresëlënëse, u pasuruan akoma më tepër, kur përgjigjeshin se kishin filluar të lexonin në moshë të hershme, disa kishin filluar në moshën pesë vjeçare, disa të tjerë me fillimin e shkollës, por një pjesë e madhe e fëmijëve dhanë përgjigjen se prindërit i kishin ndihmuar të lexonin që kur ishin në kopësht. Edhe një grupmoshë më e vogël ishte pjesë e aktivitetit. 

Gjatë këtij aktiviteti u lexuan legjenda të ndryshme shqiptare, të cilat fëmijët i dëgjuan me shumë endje dhe kënaqësi.

Botuesja dhe autorja e Legjendave Shqipatare shprehet se ky libër është një formë e ritregimit të legjendave, me një koncept shumë të bukur sepse ritregohen vendet, siç janë në legjendë, dhe ndërkohë ashtu si janë në realitet. Ndërkohë u bë edhe një bashkëbisedim i bukur me fëmijët, sepse ata shumë nga këto vende i kishin vizituar, i kishin parë, prindërit i kishin dërguar dhe në këtë mënyrë ata kishin mundësitë të fantazonin rreth tyre, sepse i bashkangjitet edhe elementi fantastik. Gjithashtu, çfarë është për t’u vlerësuar, është se fëmijët dinin ta bënin shumë mirë dallimin midis legjendës  dhe përrallës. Nëse përralla çdo element e ka fantastik, legjenda e ka një bazë reale. Pra, takimi u kthye jo vetëm në një lexim, por edhe në një bashkëbisedim shumë të bukur me fëmijët.

A ndikojnë këto takime, këto lexime në formësimin e atyre qe nesër do jenë të rinjtë tanë? 

Patjetër, sepse është shumë gjë e bukur kjo që ndodh në bibliotekë, dhe leximi sa është i bukur, sepse sot kemi një brez që lexon. Sa janë të vegjël, u lexojnë prindërit. Leximi shijohet kur bëhet si proçes vetë, por leximi shijohet edhe kur bëhet në bashkësi. Leximi i një libri e nxit fëmijën të lexojë një libër tjetër dhe kjo është e bukur a e këtyre takimeve “Nxitja për librin”. Dhe këtu ka fëmijë që mbajnë libra në duar, ishin aktivë në bibliotekë dhe sigurisht që kënaqësia është e madhe për t’u rikthyer.

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:bibliotekehamit beqjalexojme
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kur duhet të fillojë mësimi në shkolla?
Next Article Çfarë rëndësie ka roli i mësuesit në Shqipëri?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?