Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësuesja ime e parë, pasqyrim i realitetit tonë social
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mësuesja ime e parë, pasqyrim i realitetit tonë social

portalishkollor
Last updated: January 8, 2019 11:01 am
portalishkollor
Share
SHARE

Disa rreshta për mësuesen time të parë. Mësuesja ime, por jo vetëm, është drama që na rrethon të gijthëve, ku si Prometeu, rrojmë, mbërthyer me zinxhirë, në malin e lartë, mbështjellë me zjarrin, që mund të djegë në çdo kohë.

Mësuesja ime e parë quhej Kujtime dhe vërtetë, që vetëm kujtime më sjell ndërmend. Ajo ishte një prej atyre njerëzve që do ta mbaj mend në kujtesë për një kohë të gjatë. Kjo sepse ajo dhe qenia e saj nuk mund të shkëputej dot nga realiteti shqiptar, nga kjo përditshmëri që e kemi prodhuar dhe bluar me kohë ne këtu apo kushdo që ka kontribuar në të. Mësuesja ime më ngjall në kujtesë turbullirë mendimesh. Ajo ishte gjithmonë e menduar. Mësuesja ishte vërtetë e mirë dhe njerëzore. 

Mirëpo, e hasja që në vegjëli se ndërsa shpjegonte apo merrej me ne, në mendjen e saj vërtiteshin halle dhe probleme familjare, ndoshta fëmijët që kishte në emigrim, ose ndoshta të tjera problematika në jetën personale. E se edhe unë që e shikoja si një pasqyrë mësuesen isha ndikuar dhe kuptoja se në ç’realitet jetoja, sesi zhytej mësuesja në meditime pa fund, rrinte e mendohej dhe në duart që shpjegonin, fshihej një dramë sociale, jo vetëm për të, por edhe për mësuese të mbarë Shqipërisë, me siguri. Por e doja edhe dhimbjen e saj, edhe atë trishtimin e dashuroja. Kjo sepse vendin tim e dua ashtu siç është, edhe me hallet që ka, për problemet që i mbart në vetvete, të mundohen së paku t’i venë në dukje. Kjo se vendi im nuk ka vetëm bukuri, por edhe dhimbë, madje të fuqishme dhe të thellë, aq sa të tronditet tokë e dhe. Kuptova në atë kohë dhe kuptoj se dheu ku kam lindur ka shumë halle, probleme e drama, të cilat bëhen evidente sa më shumë e rrit shtatin.

Tashmë u kthava në vendlindje. Ajo mësuese ecte nëpër rrugë, por tashmë me më shumë rrudha, por më me hijeshi dhe sërish e menduar, e zhytur në “botën” e saj. E ndërmend më shkoi: “Mësuesja ime, por jo vetëm, është drama që na rrethon të gjithëve, ku si Prometeu, rrojmë, mbërthyer me zinxhirë, në malin e lartë, mbështjellë me zjarrin, që mund të djegë në çdo kohë”. Dhe unë e dua mësuesen time, e dua vendin tim, e dua dramën e një vendi ku përditshmëria ngjan me një teatër të madh grek.

Dionis Xhafa

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dionis xhafae paremesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësuesi e ndryshon botën
Next Article Formulari A1, për regjistrimin e maturantëve në maturën shtetërore (2019)
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?